Ju Prezantojmë me Revistën Kozmetike
Pasi mbarova shkollën e mesme, fillova të ndiqja studimet e larta për International Management. Pavarsisht se lëndet e ekonomisë më pëlqenin, e ndjeja çdo ditë se më mungonte dicka. Ishin vitet 2009-2010, beauty bloggeret sapo kishin filluar të hynin në jetën tonë, dhe kompanite kozmetike po prodhonin gjithmonë e më shumë produkte inovative. E ndjeja se ajo botë më përkiste dhe përveç Universitetit, vendosa që ta ndiqja edhe ketë fushë,pa ditur mirë se ku do më dergonte. Në atë moment të jetës time isha me fat që jetoja në epiqendren e kozmetikës, Italine. Pas disa kërkimesh vendosa të filloja akademinë e bukurisë në Milano. Doja të filloja nga ana praktike, të mësoja aplikimet, efektin, teknikën e produkteve mbi trupin e njeriut. Pasi mbarova 3 vjet në fushën e estetikes fillova të eksperimentoja me krijimin e një brandi makeupi. Produktet e mia të para mbanin emrin -Selen Cosmetics Milano-, pas tij erdhën edhe shume produkte të tjera të cilat më lejuan të formohem 360 grade dhe të njoh në mënyrë profesionale industrinë e kozmetikës. Pas një pauze që mora nga prodhimi i produkteve, ndjeja nevojën të ndaja të gjitha këto njohuri te akumuluara. Kështu lindi Revista Kozmetike. Një format që ka si objektiv të informojë, të edukojë dhe të japë suportin e duhur bizneseve të vogla apo të medhaja që synojnë tregun e bukurisë. Objektivi për te cilin kam filluar të punoj në mënyre profesionale, synon të krijojë një platform ku çdo kush mund të gjej informacione profesionale, korrekte, trende nga bota dhe në veçanti nga beauty bloggeret shqiptare që punojnë seriozisht në këtë profesion. Sigurisht që një reviste e tille kërkon kohë, njohuri dhe përgjegjësi, ndaj e kam kthyer në profesionin tim zyrtar. Jam e sigurt që nëpermjet Revistes Kozmetike të gjithë sëbashku mund të formojmë një komunitetin virtual…hapsira shqiptare ku çdokush gjen dimensionin personal të bukurisë.
Arsida Çerpja
