hkëlqyesit e trupit janë mënyra më e mirë për të pasur një shkëlqim veror gjatë gjithë vitit. Dhe nëse i keni lënë pas dore gjatë periudhës së dimrit, tani është koha e përkryer për të filluar t'i rifutni ato në rutinën tuaj. Ndoshta është produkti ynë i preferuar për shumë qëllime, pasi shkëlqyesi i trupit, jo vetëm që i shton lëkurës shkëlqim të shëndetshëm, por gjithashtu rrit vetëbesimin.
Ka diçka në lidhje me lëkurën me shkëlqim që provokon një ndjenjë fuqie – shumë thjesht, shkëlqyesit e trupit ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni mirë. Nga formulat me veti përforcuese të nxirjes deri tek shkëlqyesit me vaj për hidratim shtesë, ne po ndajmë 3 shkëlqyesit më të mirë të trupit që do t'ju mahnisin
- NUXE Body Shimmer
Versioni shkëlqyes i Huile Prodigieuse® ushqen, zbut dhe ndriçon lëkurën dhe flokët falë grimcave të saj shumë të holla margaritare me origjinë minerale. Vaji i thatë ka një strukturë unike dhe një aromë magjepsëse.

- Alexandra Organic Body Shimmer
Ky është një krem hidratues trupi, i përbërë nga bima e Pricly pear, perla, polisakaride dhe Aloe Vera.Jo vetëm që e mban trupin shumë të hidratuar, por i jep atij dhe një efekt rrezatues që nxjerr në pah lekurën e nxirë dhe me shkëlqim.
- Fenty Beauty Body Lava
Shijoni pamjen dhe ndjesinë e lëkurës me shkëlqim pas një dite të nxehtë vere. Mikroperlat që shpërndajnë dritë, të përziera me një nuancë të qartë ngjyrash theksojnë të gjitha tonet e lëkurës për një shkëlqim të mëndafshtë dhe të njomë nga dielli në çdo kohë të vitit. Dorëzuar tek ju , në një shishe të bollshme, përveç shkëlqimit përfundimtar të zhytur në dritë i Body Lava, do keni plus aromën e tij të përbërë nga lulet e vaniljes .
