ieta ketogjenike është kryefjala e momentit kur flitet për rënien në peshë. Ajo përfshin konsumimin e një sasie shumë të ulët të karbohidrateve dhe zëvendësimin e tyre me yndyrë për të ndihmuar trupin tuaj të djegë dhjamin për energji. Përfitimet shëndetësore mund të përfshijnë humbjen e peshës dhe uljen e rrezikut për sëmundje të caktuara.

Dieta ketogjenike është një dietë me shumë pak karbohidrate, me yndyrë të lartë që ndan shumë ngjashmëri me dietat Atkins dhe ato me pak karbohidrate. Reduktimi i karbohidrateve e vendos trupin tuaj në një gjendje metabolike të quajtur ketozë. Kur kjo ndodh, trupi juaj bëhet jashtëzakonisht efikas në djegien e yndyrës për energji. Ai gjithashtu e kthen yndyrën në ketone në mëlçi, të cilat mund të furnizojnë trurin me energji.

Dietat ketogjenike mund të shkaktojnë ulje të ndjeshme të sheqerit në gjak dhe niveleve të insulinës.
Kjo dietë i ka fillimet e saj që në vitet 1920 mirëpo për shkak të personazheve të njohur që e aplikojnë ajo ka momentin e saj të famës tani. Më poshtë do të gjeni 10 yje që e provuan dietën keto dhe e aprovojnë atë.
Halle Barry.
Aktorja ka më shumë se 20 vite që ndjek dietën ketogjenike. Ajo e sheh këtë si mënyrën më të mirë për të menaxhuar diabetin e saj. Elementi i preferuar i dietës për të është avokado.


Kourtney Kardashian.
Ajo njihet si një nga Kardashianët me jetesën më të shëndetshme. Kalimi në dietën ketogjenike ishte një përvojë fantastike për të. Ajo hante oriz me lulelakër ose brokoli në vend të karbohidrateve.
Megjithatë ajo e aplikon këtë mënyrë të të ushqyerit me periudha kohore afaktshkurtra pasi I shkakton dhimbje koke.

.jpg)
Kim Kardashian.
Edhe Kim e përqafoi dietën ketogjenike pas lindjes së djalit të saj në vitin 2020 për të rikthyer trupin në formë.Dhe ja doli me sukses.


Megan Fox.
Edhe Megan pasi u bë nënë për herë të tretë vendosi të rikthente format e përkryera me anë të dietës ketogjenike.Ajo ndërpreu bukën dhe të gjitha karbohidratet e mundshme. Ajo shprehet se ushqimi i saj tashmë është tepër i mërzitshëm dhe e vetmja gjë interesante është tashmë kafja.


Adriana Lima.
Supermodelja e Victoria’s Secret e aplikon dietën ketogjenike megjithatë herë pas here ajo konsumon dhe karbohidrate të shëndetshme. Rutina e saj përfshin dhe dy orë stërvitje në ditë. Disiplina e saj është për tu marrë shembull.


Vanessa Hudgens.
Aktorja është një fanse e dietës ketogjenike sepse falë saj ajo arriti të humbasë plot 20 kilogramë. Tashmë ajo bën një alternim të dietës ketogjenike dhe “fasting”.


Kliko linkun per te pare efektet anesore nese konsumoni shume matcha.