Aug 9, 2023
 in 
Produkte

Cilët janë produktet më të shitur nga Essence.

N

ëse jeni duke kërkuar për produkte make up cilësore por me çmim të përballueshëm Essence është e duhura për ju. Ky brand gjerman i krujuar në vitin 2001 është një firmë drugstore make up i cili njihet për disa produkte virale në rrjet. Këto produkte dallohen për cilësinë e mirë dhe çmimet ekonomike. Një tjetër anë e mirë e produkteve të Essence është se mund ti gjeni lehtësisht edhe në Shqipëri.

Lash Princess False Lash Effect Mascara
Ky është rimeli më viral në TikTok prej kohësh tashmë. Nëse po kërkoni për volum dramatik dhe një super gjatësi duhet ta provoni këtë produkt. Duke intensifikuar gjatësinë dhe volumin do të ndiheni fiks sikur keni vendosur qerpikë fallco.  

What The Fake! Extreme Plumping Lip Filler
Ky produkt është shumë më tepër se sa një lipgloss  i thjeshtë. I formuluar me acid hialuronik, vitaminë E dhe 0.3% ekstrakt djegës djegës. Ky produkt unik për buzët krijon një efekt të ngjashëm me fillers duke mbushur linjat e vogla të dehidrimit dhe duke ju dhënë buzë më të buta dhe më të plota. Për më tepër, formula reagon ndaj vlerës natyrale të pH të buzëve tuaja, duke intensifikuar kështu ngjyrën e tyre natyrale.

Essence Mattifying Powder
Ky është një produkt drugstore por performon sikur të ishte një produkt me çmim të lartë. Matifikon fytyrën pa lënë njolla me një efekt që zgjat.

Kliko linkun per te pare produktet bestseller nga Kiko.