ëse ju ushqeheni shëndetshëm. lëkura juaj do ta reflektojë atë. Të shtysh sa më shumë procesin e plakjes së lëkurës gjithmonë ka qënë një nga problemet kryesore të grave.

Ushqimet që konsumoni lidhen drejtpërdrejt me pamjen e lëkurës suaj. Nëse jeni duke ngrënë ushqime të përpunuara, me sheqer të lartë dhe me pak lëndë ushqyese, lëkura juaj nuk do të duket e mrekullueshme.
Nëse doni të dini se cilat ushqime duhet të hani për të ruajtur atë shkëlqimin e lëkurës gjatë gjithë vitit, cilat ushqime duhet të shmangni jeni në vendin e duhur sepse në këtë artikull do të listojmë 7 ushqimet më të dobishme kundër plakjes.
Peshku dhe Omega 3
Peshku përmban acide yndyrore Omega-3, të cilat rikthejnë lagështinë dhe elasticitetin në lëkurë. Jo vetëm që mund të gjeni Omega te peshqit, por mund t'i gjeni edhe në vajrat bimore, arra dhe farat e lirit. Ato janë anti-inflamatore, gjë që ndihmon në reduktimin e inflamacionit në të gjitha nivelet e lëkurës dhe madje mund të ndihmojë në shërimin ose reduktimin e akneve. Ushqimet me yndyrë të lartë (kur janë yndyrnat e duhura) janë të shkëlqyera për lëkurën tuaj në përgjithësi!

Bajamet
Bajamet përmbajnë sasi të larta të vitamines E. Ajo është një mega-antioksidant dhe stimulon prodhimin e kolagjenit. Vitamina E mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave të lëkurës nga dëmtimi dhe zvogëlimin e shenjave të plakjes në lëkurë.

Avokado
Edhe avokadot janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E. Ndihmojnë në eliminimin e toksinave. Ndryshe nga bajamet avokadot janë një yndyrë e pangopur, e cila ndihmon në ushqimin dhe rinovimin e lëkurës nga brenda jashtë. Pra është një yndyrë e shëndetshme.

Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë burimi kryesor i vitaminës C, një përbërës që shumë dermatologë thonë se është një element i shenjtë i kujdesit të lëkurës. Ato kanë sasi të larta në beta-karoten, një përbërës që ndihmon trupin tuaj të prodhojë qeliza të reja. Patatet e ëmbla mund të ndihmojnë që lëkura juaj të duket dhe të ndihet e shëndetshme, dhe si bonus ato forcojnë sistemin tuaj imunitar!

Domatet
Domatet janë të shkëlqyera për reduktimin e radikaleve të lira që ndikojnë në pamjen e lëkurës për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve UV. Me fjalë të tjera: nëse keni kaluar pak më shumë kohë në diell dhe si rezultat po shihni dëmtime të lëkurës , përfshini disa domate në dietën tuaj!

Brokoli
Brokoli është një perime që përmban sasi të larta të vitaminës C dhe vitaminës E. Brokoli mund të ndihmojë në nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj kundër dëmtimit nga rrezet e diellit.

Çaji jeshil
Çaji jeshil mbron nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe ndihmon në humbjen e peshës. Përveç këtyre, çaji jeshil gjithashtu largon kancerin e lëkurës dhe shenjat e plakjes së parakohshme.
