Aug 10, 2023
 in 
Estetikë

Krijoni këtë scrub për shputat e këmbëve në shtëpi

N

doshta kjo periudhë është periudha kur shputat tuaja mund të jenë më të dëmtuara se kurrë. Përdorimi i shapkave, plazhi apo qëndrimi zbathur bëjnë punën e tyre duke shkaktuar shputa të ashpra.

Për ti zbutur sado pak ato dhe për të larguar qelizat e vdekura provoni të bëni këtë scrub për shputat e këmbëve në shtëpi.
Në një enë qelqi hidhni një luge gjelle sheqer. Më pas shtoni dhe dy lugë sodë buke. Hidhni 2 lugë vaj ulliri dhe përzieni mirë. Në fund shtoni dhe dy lugë mjalt.  Trazoni mirë përbërësit me njëri tjetrin për disa minuta. Dhe hidheni masën e krijuar në një kavanoz qelqi.

Fërkojini këmbët mirë me scrubin e krijuar dhe më pas lëreni të qëndrojë në lëkurë për 20 minuta. Shplajeni me ujë të bollshëm dhe më pas aplikoni kremin hidratant.
Përfitimet ose përdorimet e një scrubi për këmbët
Masazhimi i këmbëve me scrub rrit qarkullimin e gjakut, i cili ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve.
Masazhimi i këmbëve relakson mendjen dhe trupin tuaj, duke lehtësuar kështu stresin.
Eksfolon dhe largon kallot, qelizat e vdekura të lëkurës dhe papastërtitë, duke i bërë këmbët tuaja të duken dhe të ndjehen të mahnitshme.
Zbut dhimbjen dhe parehatinë e këmbëve të shkaktuara nga ecja ose qëndrimi në këmbë për orë të gjata.

Klikoni linkun per te lexuar si te krijoni nje scrub trupi vet ne shtepi.