Aug 10, 2023
 in 
Studime

Çfarë është fasting?

F

asting ose ndryshe agjërimi me ndërprerje është një plan ushqimor që kalon midis agjërimit dhe ngrënies sipas një orari të rregullt. Hulumtimet tregojnë se agjërimi me ndërprerje është një mënyrë për të menaxhuar peshën tuaj. Por si ta bëni atë? Dhe a është e sigurt?

Me fasting, ju hani vetëm gjatë një kohe të caktuar.
Vazhdimisht shumica prej nesh bëjnë një jetë sedentare me shumë kalori të marra  dhe me pak aktivitet fizik gjë që mund të çojë në një sërë sëmundjesh. Studimet shkencore po tregojnë se fasting mund të ndihmojë në ndryshimin e këtyre tendencave.

Ka disa mënyra të ndryshme për të bërë fasting, por të gjitha ato bazohen në zgjedhjen e periudhave të rregullta kohore për të ngrënë dhe për të mos konsumar asgjë. Për shembull, mund të provoni të hani vetëm gjatë një periudhe tetë-orëshe çdo ditë dhe të agjëroni për pjesën e mbetur. Ose mund të zgjidhni të hani vetëm një vakt në ditë dy ditë në javë. Ka shumë opsione të ndryshme të fasting.


Mjekët thonë se pas orëve pa ushqim, trupi shteron rezervat e tij të sheqerit dhe fillon të djegë dhjamin.Fasting funksionon duke zgjatur periudhën kur trupi juaj ka djegur kaloritë e konsumuara gjatë vaktit të fundit dhe fillon djegien e yndyrës.

Është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të filloni fasting. Pas kësaj zgjidhni një nga mënyrat se si ta aplikoni fasting në regjimin tuaj.  Duhet të kufizoni ngrënien e përditshme në një periudhë prej gjashtë deri në tetë orë çdo ditë. Për shembull, ju mund të zgjidhni të provoni fasting 16/8: të hani për tetë orë dhe të agjëroni për 16. Një tjetër plan fasting, i njohur si qasja 5:2, përfshin të ngrënit rregullisht pesë ditë në javë. Për dy ditët e tjera, ju kufizoni veten në një vakt me 500-600 kalori.

Studimet tregojnë se mund të duhen dy deri në katër javë përpara se trupi të mësohet me fasting. Është normale të ndiheni të uritur ndërsa po mësoheni me rutinën e re.
Çfarë mund të hani gjatë fasting?
Gjatë kohës kur nuk hani, lejohen uji dhe pijet me zero kalori si kafeja e zezë dhe çaji.
Gjatë periudhave tuaja të ngrënies, “të hash normalisht” nuk do të thotë të abuzosh. Përvoja tregon se nuk ka gjasa të humbni peshë ose të bëheni më të shëndetshëm nëse do të konsumoni ushqime me shumë me kalori, të skuqura dhe ëmbëlsira të mëdha.


Por ajo që disa ekspertë pëlqejnë për fasting  është se ai lejon që të hahen dhe shijohen një sërë ushqimesh të ndryshme. Konsumimi i ushqimit të mirë, me vlera ushqyese dhe shijimi i së vaktit shton kënaqësinë dhe mbështet shëndetin e mirë.

Kliko linkun per te mesuar me shume rreth dietes ketogjenike.