Jul 17, 2023
 in 
Trendet

3 fustanet më të shtrenjtë të nusërisë që keni parë.

T

ë gjithë e dimë që bashkë me verën vjen dhe sezoni i dasmave. E menjëherë të vijnë në mendje probleme nusesh si gjetja e fustanit, modeli i flokëve, këpucët e të tjerë.

Megjithatë sot në ketë artikull kemi vendosur të flasim mbi 3 fustanet e nusërisë më të shtrenjtë në botën e showbizz. Siç dihet tashmë dasmat e njerëzve të njohur bëjnë shumë zhurmë dhe janë të kuruara në detaje. Hidhini një sy 3 fustaneve më të shtrenjtë e na tregoni nëse e kishit menduar se do të ishin pikërisht këta.

Në vendin e tretë pozicionohet Kate Middleton. Princesha me fustanin e saj klasik që i mahniti të gjithë. Ky fustan ka kushtuar plot 434 000 euro. Në media u komentua se fatura e fustanit u pagua nga prindërit e Princeshës.

Në vendin e dytë renditet Kim Kardashian. Një nga njerëzit më me influencë në botë nuk kishte si ti mungonte kësaj liste. Në dasmën e saj të shumëpërfolur me rreperin West fustani i saj tërhoqi gjithë vëmendjen. Pas trupit, me një bisht gjigand dhe detaje dantellash në krah dukej sikur ishte zgjedhja perfekte për Kim. Fustani ka kushtuar 500 000 dollarë. Ai u krijua nga stilisti Riccardo Tisci dhe nuk është pak çudi që Kim zgjodhi një fustan kaq të shtrenjtë.

Dhe erdhi momenti i vendit të parë. Është pikërisht Victoria Swarovski ajo që e rrëmben këtë pozicion. Fustani i nusërisë së saj ka kushtuar plot 1 milion dollarë. Ai është krijuar me 500 mijë kristale. Dhe është një nga fustanet më të komentuar në të gjithë botën.