Sep 13, 2022
 in 
Flokë

3 modele flokësh për vjeshtë

P

atjetër që edhe kjo vjeshtë vjen me trendet e saj të modeleve të flokëve, dhe po ju themi që janë shumë të guximshme.

Baluke, stilime të kapura lart dhe mullet nuk do mungojnë këtë vjeshtë.

‍

  1. Punk Rock / Mullet

‍

Stili guximtar dhe i veçantë kthehet edhe këtë vjeshtë, ku modelja Gigi Hadid e solli guximshëm në pasarelë. Ky stil përfshin flokët e rritura mesatarisht, dhe të rruajtuara anash.  Shumë mosha të reja e kanë përqafuar këtë trend, po ju a do guxonit?

‍

‍

  1. Baluke 

‍

Edhe këtë stinë, baluket janë shumë të përhapura. Baluke klasike që përqafojnë këndshëm fytyrën. Ky stil i sjellë nga Kendall Jenner, është versioni më i bukur i këtij trendi.

‍

  1. Të kapura lart dhe të shtrënguara

‍

Po po, ato ditët ku nuk kemi kohë të lajmë flokët dhe na duhet të dalim me nxitim, ky stil flokësh që është edhe trend , do na shpëtojë.

‍