Dec 21, 2022
 in 
Estetikë

3 parfume dimërore që mund t'ju duhen

N

ëse po mendoni të blini një parfum të ri ,apo të ndryshoni atë që keni për t’ju përshtatur ditëve të ftohta të dimrit, atëhere mund të merrni sygjerimin nga Fragrances.al e cila ju këshillon 3 parfume të përshtatshme për dimrin, falë aromave intense që kane.

1 . The Only One , përmbyll në një shishe fragrancen femrore dhe hipnotizuese të parfumit. Nota kryesore e këtij parfumi  është manushaqja e cila përzihet më së miri me notat e zemrës si Kafja , dhe Karameli. Një aromë e ngrohtë me sfond floreal, do ju shoqëroj gjatë shopingut festiv apo mbrëmjeve me drita të bukura të dhjetorit. 


2. Shaghaf Oud Eau de parfum nga Swiss Arabian është sygjerimi i dytë , i cili mund të përdoret nga femrat dhe nga meshkujt. Një tjetër aromë e ngrohtë orientale e cila sfidon temperaturat e ftohta. Shaghaf hapet me akordet e oudit oriental dhe tonet e shafranit. E gjithë aroma shpaloset nga pralinat e shijshme dhe trendafilat Oud-it.


3. Propozimi i trëtë është për ato që nuk duan ti lëne asgjë rastësisë, por duan të kenë nje aromë intense dhe që zgjat shumë orë. “Kujtohu që do vdesesh nje dite” nga Kilian, duket sikur na kujton sa e shkurtër është jeta dhe si duhet ta mbushim atë me aroma dhe momente që zgjasin përgjithmonë. Parfumi quhet Black Phantom dhe frymëzohet nga detet e trazuara, anijet pirate dhe ujërat e zeza që fshehin misteret më të thella. Akordi i rumit nga Martinika, i ngjashëm me 'ujin e piratëve', nxjerr në zemër aromën e kafesë së fortë, e balancuar nga esenca e vetiverit.