do primer i mirëfilltë për grim përgatit lëkurën, lëmon poret krijon një shkëlqim afatgjatë. Rëndësia e tij në rutinën e grimit është vërtetë e madhe, por nëse dëshironi të lexoni më shumë në lidhje me këtë gjë, ju mund të lexoni artikullin “Çfare shërben Primeri para fondatinës?”
Sot do flasim për ato Primera që janë vërtetë të mirë dhe nuk kushtojnë shumë pasi është mirë të kurseni para ku mundeni në rutinën tuaj të bukurisë—dhe primeri është një vend ku opsionet buxhetore janë po aq të mira.
Primerat drugstore që kanë dominuar industrinë e bukurisë, janë disa, por ne sot do përmendim 3 më të mirët :
1. Studio Perfect Primer nga NYX

Duke parë se sa e lëmuar dhe e përsosur duket lëkura juaj pas një shtrese të këtij primeri të butë dhe fleksibël, do t'ju bëjë të blini shishe rezervë në mënyrë që të mos ju mbarojë kurrë.
2. Cherry Matte Multi-Mineral Primer nga PACIFICA

Kujdesi për lëkurën ndërthuret me primerin me formulën kontrolluese të vajit të Pacifica-s, e cila përmban argjilën bentonite, ekstraktin e qershisë së egër dhe vitaminën E. Siç mund ta merrni me mend, kjo është për llojet e lëkurës vajore dhe mikse—përdoreni atë rreth zonës së mesit të fytyrës tuaj për të mbajtur grimin të palëvizshëm.
3.Poreless Putty Primer nga ELF

Për vetëm 10 euro, ky primer arrin të mbulojë çdo shenjë apo pore në fytyrën tuaj, duke e bërë atë të duket thjesht perfekte.
Produktet drugstore shumë herë ofrojnë opsione aq cilësore, që na ndihmojnë të kursejmë por edhe të marrim më të mirën. Prandaj nëse po kërkoni një primer të mirë dhe të përballueshëm, ne sapo u'a treguam ato më të mirët.