Aug 15, 2022
 in 
Produkte

3 Produktet më të pëlqyera të Rare Beauty

E

kush nuk ka dëgjuar për Rare Beauty nga Selena Gomez deri në tani?

Marka e bukurisë që ndryshoi shumë koncepte në këtë industri. Me parimin për të thyer çdo standart jo realist mbi bukurinë.

Kjo nismë është përqafuar nga miliona ndjekës, ku e kanë mbështetur Selenën dhe Rare Beauty.

Por nuk është vetëm mesazhi që e bën të veçantë këtë sipërmarrje. Ajo që ka surprizuar për mirë fansat, është kualiteti i këtyre produkteve.

Pra, Selena nuk erdhi për të qënë pas një brandi që kërkon lekët e njerëzve, por ajo erdhi për të ngritur shumë lart standartin e produkteve të bukurisë. Produktet Rare Beauty janë cilësuar që janë për të gjithë , dhe prandaj suksesi është kaq i lartë.

Por cilat janë produktet që publiku ka pëlqyer më së shumti nga kjo firmë?

  1. Soft Pinch Liquid Blush

Sigurisht që produkti më i pëlqyer do ishte Blushi i famshëm që ka pushtuar Tik Tokun. Blush-i i lëngshëm viral i Rare Beauty është lehtësisht Blush-i më i mirë dhe me pigmentim më të gjallë që do të përdorni ndonjëherë. Është lehtësisht i sfumueshëm, pa rrudhosje dhe zgjat gjatë gjithë ditës mbi çdo lloj fondatine. Këshillë profesionale: Përziejeni atë me ndriçuesin e lëngshëm Positive Light për të siguruar rezultatin më të mirë natyral të jetës tuaj.

  1. Positive Light Liquid Luminizer Highlight

Ndriçuesi super i pëlqyer nga Rare Beauty, ju jep mundesinë që të arrini edhe një shkëlqim natyral, por edhe glam. Sido që të jetë, sfera e nuancave përmban ngjyrë rozë të butë deri në nude më të errëta dhe ngjyrë ari të ndezur, që i përshtatet çdo ngjyre lëkure.

  1. Positive light tinted moisturizer broad spectrum spf 20 sunscreen

Produkti më i ri (dhe më i shumëprituri) i Rare Beauty padyshim që arriti të bëjë bujë të madhe. Me 24 nuanca të ndryshme dhe SPF 20, hidratuesi “Tinted Moisturizer” e turbullon menjëherë lëkurën me një mbulimtë lehtë ose mesatar plot shkëlqim, që ndihet shumë i lehtë në fytyrë.

Po ju e keni provuar Rare Beauty? Çfarë mendoni për brandin si dhe për Selena Gomez?