eyonce është një diva e muzikës. Të gjitha këngët e saj kthehen në hite sapo lançohen dhe biletat për koncertet e saj bëhen shumë shpejt “Sold Out”.

Njëlloj ndodhi dhe me turin e saj pranveror të quajtur “Renaissance”. Ai filloi të shtunën e kaluar në Stokholm dhe do të ketë gjithsej 57 shfaqje në të gjithë botën. Me muzikën me të cilën nuk mund të mos kërceni, koreografinë e çmendur dhe një duzinë veshjesh të personalizuara, mahnitëse dhe vezulluese nga markat e modës si Loewe, Balenciaga, Alexander McQueen dhe të tjerë, Beyoncé u sigurua që të ishte një natë për t'u mbajtur mend dhe një natë që do të të përfshihet edhe në librat e modës për vitet në vijim. E stiluar nga stilistja e famshme e kostumeve Shiona Turini, garderoba e turneut të Bey do tju lërë pa fjalë.

Në hapjen e turit të saj pranveror, looku i Beyonces mund të përshkruhej vetëm me një fjalë: UNIK. Dritat dhe ngjyrat ishin motivet e spikatura gjatë gjithë shfaqjes së parë.

Edhe pse Beyonce nuk ka qenë në turne për gati pesë vite, ajo vazhdon të mbetet ende një showgirl kur bëhet fjalë për veshjet e saj të performancave. Më poshtë do të gjeni 3 veshjet e këngëtares të shpjeguara me detaje.
1. Jumpsuit nga Alexander McQueen.
Tepër elegante dhe verbuese, Beyoncé hapi shfaqjen e saj duke kënduar "Dangerously in Love" e veshur me një bodysuit të Alexander McQueen. Disa media e konsiderojnë atë si veshjen më të kuruar të këngëtares 41-vjeçare nga te gjithë garderobën e saj të turneut. Kjo veshje e personalizuar përmban rrjetë të zezë dhe mëngë të gjata me detaje 3D që theksojnë ijet dhe shpatullat e saj. Kostumi, së bashku me çizmet e saj të zeza, ishin plotësisht të mbuluara me rruaza argjendi dhe qëndisje të ndërlikuara të kristalta për ultra glam. Bizhuteritë e Tiffany & Co. plotësuan veshjen e Beyonce.


2. Veshja që ndryshon ngjyrën nga dritat.
Kjo veshje ishte më ekstravagante se zgjedhja e parë. Bey veshi një fustan të bardhë me mëngë zile që u shndërrua në një fustan shumëngjyrësh pasi ra në kontakt me rrezet UV. Veshja u dizenjua nga marka japoneze Anrealage dhe u shfaq për herë të parë në shfaqjen e saj vjeshtë/dimër 2023 në Javën e Modës në Paris. Performanca e Beyonce-s me veshjen unike ishte një nga momentet më të hipnotizuara të spektaklit
.webp)

3. Jumpsuit me shenjat e duarve
Me siguri kjo është veshja më unike që keni parë kohët e fundit. Një jumpsuit me copë ari pa mëngë, me qëndisjen e saj shkëlqyese, dallohej për dizajnin e saj kreativ të duarve të zeza, secila e lyer me manikyr të kuq, të vendosur në mënyrë strategjike në të gjithë trupin e Beyoncé. Veshja ishte krijuar nga marka e njohur spanjolle Lowee.

Nese ke nje trup petite, kliko linkun per te pare se cilat veshje te shkojne me shume.