elen Cosmetics është marka e parë shqiptare e kozmetikës. 11 vjet më parë, kur Shqipëria nuk kishte fare industri kozmetike dhe të gjitha produktet importoheshin nga jashtë, sipërmarrësja Arsida Çerpja krijoi Selen.

Në vitin 2020, Selen Cosmetics guxoi duke emërtuar produktet në gjuhën shqipe, diçka që nuk ishte bërë kurrë më parë në kozmetikë. Gjatë viteve, kjo kompani është siguruar të sjellë produktet tepër cilësore dhe inovative në treg, duke bashkuar emocionin dhe pasionin me të bukurën.
Në datën 5 Maj, Selen Cosmetics festoi 3 vjetorin e rikthimit. Për këtë datë të rëndësishme, ishin kujdesur që të ishte një ditë super e veçantë.
Gjithçka filloi me inagurimin e dyqanit fizik tê Selen, i pozicionuar në Kalanë e Tiranës. Në dyqan do të gjeni të gjitha produktet Selen duke pasur mundësinë ti shihni nga afër.

Inagurimi i dyqanit të Selen u shoqërua me një festë të bukur, organizuar sërish në Kalanë e Tiranës. Në një ambjent të dekoruar mrekullisht bukur, mbizotëruar nga ngjyra rozë që simbolizon Selen Cosmetics dhe lule të veçanta shumë influencers e mbështetës festuan për këtë ngjarje. Midis muzikës, argëtimit, dhuratave, eventi ishte një sukses i vërtet.

.jpeg)


Por sigurisht nuk mbaron me kaq. Ishte menduar veçanërisht për vajzat që e kanë pasion të bukurën dhe grimin, duke u organizuar masterclassi i parë i make up nga grimierja e njohura nga Kosova, Edita Abazi. Së bashku me asistentet e saj, Edita u kujdes ti shpjegonte pjesëmarrësve teknikat e saj të grimit, duke theksuar se produktet e Selen Cosmetics janë disa nga produktet e saj të preferuara. Ky event u mirëprit nga vajza nga e gjithë Shqipëria, dukë bërë që biletat të ishin Sold Out. Në fund të masterclass pjesëmarrëset u pajisën me çertifikata.

.jpeg)
Edhe dita e dielë ishte një ditë argëtimi për ndjekëset e Selen. Në kalanë e Tiranës u organizua një gjueti thesari ku vajzat që arritën të gjenin letrat e fshehura sipas instruksioneve te dhena, fituan dhurata.

Gjithçka ishte si një ëndërr e bukur e realizuar. Shumë suksese të tjera e presin Selen Cosmetics në vijim dhe shumë produktete të reja dedikuar së bukurës.
Per te marre me shume info rreth paletave te Selen, kliko linkun.