çuditshme apo jo disa rroba me të vërtetë mund t'ju bëjnë të dukeni sikur keni shtuar disa kilogramë më tepër ose jeni plakur për disa vite.
E stilistët kanë rënë dakord në 4 rregulla bazë që duhet ti ndiqni për të mos u dukur të tilla. Hidhini një sy e na thoni se çfarë mendoni për to.

1.Kur vishesh me të zeza nga koka te këmbët
E zeza, pa dyshim, mund t'ju bëjë të dukeni elegante dhe të sofistikuara. Por nëse keni kaluar të dyzetat, shmangni veshjet e zeza nga koka te këmbët. Sigurohuni ta thyeni atë duke i shtuar pak ngjyrë.
E zeza e tepërt mund të krijojë një kontrast të thellë me ngjyrën e lëkurës tuaj, duke theksuar kështu të metat si rrudhat dhe rrathët e errët.

2. Kur vishni rroba në masë më të mëdha se masa juaj.
Në momentin që fitoni pak peshë gjatë pushimeve rreth barkut ose kudo ju prireni të fshiheni nën rrobat tuaja! Por blerja e rrobave në një madhësi më të madhe se e juaja, në fakt, mund t'ju bëjë të dukeni më të mëdhaja sepse jeni duke shtuar volumin aty ku nuk ju nevojitet. Pra, sigurohuni që të zgjidhni gjithmonë rroba të përmasave tuaja.

3. Kur zhyteni në funde të gjata.
Sado që mund ti doni, konsideroni të mos i vishni pasi të keni arritur në fund të të 30-ave. Fundet e gjata shtojnë shumë masë në gjymtyrët tuaja, duke dhënë iluzionin se keni një gjysmë të poshtme shumë më të rëndë dhe nuk i keni këmbët aq në formë. Vishni funde të shkurtra. Ata nuk janë vetëm për vajzat e reja, ju e dini. Megjithatë, nëse ato nuk janë për shijen tuaj, fundet në mes të gjurit janë një opsion i shkëlqyeshëm me të cilin mund të luani gjithashtu.

4. Kur vishni vetëm këpucë të sheshta.
Zgjedhja juaj e këpucëve ose do tju bëjë të shkëlqeni ose do tjua prishë terësisht dukjen. Prandaj është e rëndësishme të mos veshesh gjithçka me këpucë të sheshta por ti përshtasni.
Këshillohet gjithashtu të mos zgjidhni këpucët që janë aktualisht në modë, por ato që i përshtaten rrobave, moshës dhe peshës suaj.

Kliko linkun per te pare trendet e modes qe jane rikthyer kete vit.