in 
Studime

4 këshilla për flokët kafë.

S

humë shpesh i dedikohen artikuj të tërë me këshilla flokëve bjondë. Por shumë pak vajza janë bjonde natyrale, edhe më pak me flokë të kuqe. Shumica e grave lindin me flokë në nuancat e kafes.

Ajo vjen në nuanca të panumërta natyrake dhe me disa ndryshime të vogla mund tii bëni flokët tuaja të shkëlqejnë. Por nëse mendoni se flokët tuaj kafë janë bërë të mërzitshëm, të bëheni bjonde nuk është opsioni i vetëm për ju.Më poshtë keni disa këshilla nga parukierët më të famshëm në botë se si të bini përsëri në dashuri me flokët tuaj kafë.

1.Ngjyra e çokollatës duhet të jetë busulla juaj.

Nga ekspresi i errët tek kafeja e çelur e mjaltit dhe gjithçka në mes, nuk keni kurrë mungesë opsionesh për ngjyrën e flokëve kafe. Por me kaq shumë nuanca për të vendosur mes tyre, ku të filloni? Zgjedhja e nuancës/nivelit më të mirë të kafes për ju ka të bëjë me tonet që dëshironi të shihni. Përdorni çokollatën si pikë referimi. A preferoni çokollatën e zezë apo çokollatën me qumësht? Çokollata e zezë është një ngjyrë kafe 'e ftohtë' dhe çokollata me qumësht është një kafe 'e ngrohtë'.

2.Mos harroni kurrë ngjyrën tuaj të lëkurës.

Nëse po pyesni veten pse disa ngjyra flokësh ju përshtaten më shumë se të tjerat, hidhini një sy nuancave të lëkurës suaj. Për shembull, flokët ngjyrë kafe gështenjë do të duken ndryshe tek dikushme nuanca të ngrohta kundrejt nuancave të ftohta apo edhe neutrale. Sa më shumë ngrohtësi që të shihni në lëkurë, aq më plotësuese do të jenë tonet e arta të ngrohta, të mjaltit. Nëse keni lëkurë me ngjyrë ulliri, nuancat më të ftohta ose të hirit gjithashtu janë një opsion.

3.Përmirësoni ngjyrën tuaj me Highlights ose Lowlights.

Ndryshe nga lyerja nga rrënja deri në maja me të njëjtën ngjyrë,higlights ofrojnë disa nuanca njëherësh.Ato i shtojnë thellësi dhe dimension bazës suaj. Ngjyra juaj natyrale do duket më komplekse pa humbur origjinalitetin.

3.Bëni kujdes kur hapni ngjyrën.

Kalimi nga një nuancë e errët e thellë në një nuancë më të lehtë dhe më të ndritshme mund të sjellë vërtet dramë.Në flokët kafë jetojnë të fshehura pigmente si portokallia dhe e kuqja. Kështu që kur t'i zbardhni flokët, do t'i nxirrni ato pigmente në sipërfaqe.

4.Kujdesuni shumë për flokët tuaj.

Sa më të shëndetshëm të jenë flokët tuaj, aq më gjatë do të ruajnë ngjyrën.Përdorni vazhdimisht maska dhe balsame.Gjithashtu bëni shpesh trajtime të thella.