Feb 22, 2023
 in 
Produkte

4 Produktet bestseller nga Huda beauty

H

uda Beauty është një brand make up krijuar nga Huda Kattan. Gjithçka filloi kur ajo ishte një blogere me shumë ndjekës dhe vendosi që pasionin për të bukurën ta kthente në një brand me produkte tepër cilësore.

Sot Huda Beauty është një nga markat më të njohura të make up në gjithë botën e më poshtë po ju listojmë 4 produktet më të shitura të saj.

 

Power Bullet Matt Lipstick

Huda krijoinjë koleksion me buzëkuq në versionin matt që vijnë në tonalitete të ndryshme.Ato evidentohen për cilësine  dhe pigmentimin e lartë që kanë.

 

Easy Bake Loose Baking & Setting Powder

Kjo Baking Powder ka pushtuar rrjetin që në momentin e parë kur u lançua. Shumë make up artistë e kanë pjesë të koleksionit të tyre dhe e konsiderojnë fiks si një filtër që vendoset në fytyrë.

 

Paletat

Pothuajse të gjitha paletat e krijuara nga kjo firmë janë bestseller.  Huda ka krijuar një larmishmëri paletash të me tone të ndryshme ku secili gjen veten. Tonet kanë pigmentim tepër të mirë dhe përhapen mjaft lehtësisht.

 

Faux Concelear

Ky korrektor është prezantuar në muajt e fundit të vitit 2022 dhe menjëherë tërhoqi vemëndjen e të gjithëve sepse ofronte një mbulim shumë të plotë pa krijuar krisje poshtë syrit.

Klikoni linkun per te lexuar me shume rreth produkteve bestseller nga Nars.