ior cilësohet si një nga brendet më të mira momentalisht në fushën e make up. Vazhdimisht produktet e tij bëhen virale në rrjete sociale dhe shumë shpejt mbarojnë e duhet të presësh me muaj që të jenë përsëri në stok.

Më poshtë po ju listoj disa nga produktet best seller nga Dior.
DIOR ADDICT LIP MAXIMIZER
Ky lip gloss është aq i lehtë kur vendoset në buzë sa nuk do ta ndjesh pothuajse fare. Realizon një fryrje të lehtë të buzëve dhe i jep një shkëlqim maksimal. Me e rëndësishmja, buzët nuk do tju ngjisin.

DIOR BACKSTAGE ROSY GLOW
Blushi viral rrëmbeu vëmendjen e gjithë rrjetit sa që për shumë muaj nuk ishte më në stok.
Ai vjen në dy ngjyra rozë dhe portokali shumë të pigmentuara dhe të ngrohta. Një nga pikat më të forta të Dior në marketingun që ju bën produkteve janë dhe paketimet e tyre shumë të këndshme dhe estetike.

DIOR FOREVER SKIN CORRECT
Evidentohet si një nga korrektorët më cilësorë në treg momentalisht. Ka një mbulim të plotë, nuk krijon rrudha poshtë syrit dhe vjen me një larmishmëri ngjyrash për tonalitete të ndryshme të lëkurave.

DIOR BACKSTAGE GLOW FACE PALETTE
Kjo është nje paletë e vogël multifunksionale që ka 4 ngjyra të ndryshme highlighter. Ato mund të përdoren edhe si blush e bronzer. Kane shumë pigment e qëndrojnë gjatë në lëkurë. Shumë make up artistë e kanë cilësuar si një produktet që nuk duhet ti mungojë koleksionit tuaj të make up.

Klikoni linkun për të lexuar artikuj të tjerë mbi produkte të tjera make up