kush nuk i do dhëmbët akull të bardhë? Ata i japin një pamje tjetër buzëqeshjes. Por shpeshherë edhe pse i lajmë në mënyrë të rregullt, prap nuk janë aq të bardhë sa ne dëshirojmë. Për të arritur këtë, ndodhta duhet të provoni këto 4 sekrete të vogla që do tju themi më poshtë.

Njëherë në javë lajini dhëmbët me këtë përzierje. Miksoni 1 lugë tumerik, 1 lugë sodë buke dhe 1 lugë vaj kokosi. Përziejeni mirë masën e krijuar dhe përdoreni si pastë dhëmbësh. Kujdes, mos e përdorni shumë shpesh këtë metodë pasi mund tju prosh smaltin e dhëmbëve.


Vaji i kokosit do tju ndihmojë shumë për zbardhimin e dhëmbëve. Sidomos nëse shtoni në të disa pika të vajit të mentes.

Mos i hidhni poshtë lëkurat e bananave. Por mbajini ato dhe me pjesën e tyre të brendshme fërkoni dhëmbët tuaj. Do të shihni se do të jenë më të bardhë.

Edhe luleshtrydhja do tju ndihmojë shumë. Nëse do ta prisni në dysh luleshtrydhen dhe ta fërkoni fort pas dhëmbëve tuaj, rezultati do të jetë fantastik.

Lexoni me shume se cfare mund te beje aloe vera per lekuren tuaj duke klikuar linkun.