Jul 24, 2023
 in 
Produkte

4 shampo që ju duhen për flokë me super volum.

A

keni dhe ju probleme me flokët kohët e fundit? Apo akoma nuk keni gjetur rehat me një shampo të caktuar edhe pse keni provuar shumë?

Nëse flokët tuaj duken pa volum zgjidhni një nga shampot që do tju tregojmë më poshtë.
Olaplex No.4 Bond Maintenance Shampoo
Linja e Olaplex për forcimin e elementeve eshte thelbësore per kujdesin ndaj flokut. Kjo shampo forcuese punon me të vërtetë për të mbrojtur flokët tuaj nga thyerja dhe është e përkryer për flokët e dekoloruar. Sa më pak të keputen flokët, aq më të plotë dhe më të trashë do të jenë flokët tuaj.

Ouai Fine Hair Shampoo
Përveçse mban aromë hyjnore Ouai rekomandohet shumë nga dermatologët. Ajo bën diferencen me vajin e farës chia që depërton në flokë për t'i dhënë atyre hidratim dhe fryrje, së bashku me biotinën dhe keratinën.


Nizoral Shampoo
Funksioni kryesor i kësaj shampoje është të reduktojë zbokthin. Formula e saj me majë ketokonazoli është gjithashtu e dobishme në nxitjen e rritjes së flokëve dhe në shtimin e volumit.

Kérastase Spécifique Bain Divalent
Ka funksionon specifik forcimin e flokëve. Është gjithashtu e formuluar për njerëzit që kanë të bëjnë me skalpin e yndyrshëm, por kanë flokë të brishtë dhe të thatë. Shampo lufton këto shqetësime me vitaminën B6, e cila punon për të ngadalësuar prodhimin e sebumit, së bashku me glicinë, një aminoacid që hidraton thellësisht fijet.

L'Oréal Paris EverStrong Thickening Shampoo
Është një opsion ekonomik që e bën më së miri punën e saj. Përbërësi kryesor në këtë formulë është vaji i gjetheve të rozmarinës, një aditiv që ka veti anti-inflamatore, antimikrobike dhe antioksidante që do të promovojnë shëndetin e kokës.