ujdesi për lëkurën është një investim që ju bëni për veten tuaj. Atë lëkurë do të keni për gjithë jetën e nëse nuk kujdeseni tani për të, nesër ndoshta do të jetë vonë.Jemi akoma në muajt e parë të vitit 2023 dhe nuk jeni vonë ti vendosni disa qëllime vetes për kujdesin ndaj lëkurës.

Mund ta filloni duke mos bërë më këto 5 gabime:
Së pari nëse flini akoma me make up vendosur në fytyrë është e kotë të përdorni kremra e trajtime, pasi të flesh me make up është një nga burimet kryesore të inflamacionit në fytyrë.


Së dyti nëse mendoni se kremi i diellit përdoret vetëm ne verë, po bëni një gabim fatal. Rrezet e diellit janë gjithmonë prezente prandaj spf duhet të jetë pjesë e rutinës suaj domosdoshmërisht.

Së treti mos përdorni të njëjtin peshqir gjatë gjithë javës për te fshirë fytyrën pasi e keni larë atë. Përdorni nga një të ri cdo ditë në mënyrë që të mos ia jepni përsëri bakteriet fytyrës suaj.


Së katërti përdorini produktet që keni në rutinën tuaj në rradhën e duhur. Bëni kujdes të mos përzieni bashkë dy produkte që nuk shkojnë me njëri tjetrin sepse do tju krijojnë inflamacion dhe acarim të lëkurës.

Së pesti nëse po e lani fytyrën me ujë të nxehtë përsëri po gaboni. Uji i nxehtë mund tju shkaktojë tharje të lëkurës. Përdorni ujë të vakët.

Zbatojini dhe na thoni nëse funksionuan për ju!
Per te lexuar me shume rreth trajtimeve qe duhet te beni gjate dimrit per lekuren tuaj klikoni linkun.