row Lamination është një nga metodat më trendi të momentit përsa i përket vetullave. Një vetull e ngritur me qime jo shumë të rregullta që i jep një formë tjetër fytyrës është shumë e preferuar nga vajzat.

Ju mund ta realizoni vet në shtëpi me përdorimin e një xheli ose sapuni vetullash. Por këtë shërbime i ofrojnë dhe estetistet. Përpara se të vendosni të kryeni këtë proces duhet të dini fillimisht këto 5 gjëra kryesore.

Laminimi i vetullave është një proces i cili bën që vetulla juaj të qëndrojë e ngritur dhe e ngrirë. Ky efekt zgjat për maksimalisht 4 javë nëse ju kujdeseni vazhdimisht për to.

Laminimi do të bëjë që dhe qimet e reja që do të dalin te kenë drejtimin për lart. Procesi është totalisht pa dhimbje dhe zgjat maksimumi një orë. Produktet që përdoren janë vegane dhe nuk shkaktojnë dëmtim të vetullës.

Laminimi kryhet duke punuar vetëm me fijen tuaj natyrale pa elemente shtesë.Kjo teknikë do tjua bëjë vetullën të duket më e rregullt më e mbushur por natyrale.
Baluket jane trend i momentit, lexoni me shume per to duke klikuar linkun.