breti Charles sapo ka filluar epokën e tij të mbretërimit dhe familja mbretërore gëzon një vëmendje të veçantë në të gjithë botën momentalisht. Gjatë kurorëzimit të tij, një rëndësi e veçantë nga media ju kushtua veshjeve dhe stilit të zonjave. Ato duken gjithmonë në formë, të rafinuara dhe shumë klasike.

E keni pyetur ndonjëherë veten se cilat janë ato veshje apo aksesorë që mbretërorët nuk i veshin kurrë? Nëse po na lejoni tju shuajmë kuriozitetin në këtë artikull.
1. Çantat me rrip të gjatë
Në vend të tyre zonjat përdorin çanta të vogla dore ose kuleta klasike.

2. Xhinse të shkurtra.
Nëse ju duhet të veshin pantallona të shkurtra gjatë aktiviteteve te tyre ato zgjedhin materialin lino ose pambuk.

3. Sandale të hapura tek gishtat
Po të shohim me kujdes sandalet e tyre verore, mbretëroret nuk i kanë asnjherë gishtat e këmbës të zbuluara.

4. Kominoshe.
Në vend të kominosheve zonjat e mbretërisë zgjedhin një jumpsuit. Gjithmonë duke i qëndruar besnike stilit klasik.

5. Ora të ngarkuara.
Kur vjen puna tel bizhuteritë e sidomos tek orat ato preferojnë diçka shumë fine. Diçka që nuk bërtet për vëmendje. Mbretëresha Camille mban një orë Fitbit ndërsa Kate mban gjithmonë një orë Cartier
