May 17, 2023
 in 
Studime

5 kēpucēt me takē mē tē famshme pēr 5 vitet e fundit!

T

ē gjitha i duam kēpucēt me takē. Edhe pse jo gjithmonē janē tē rehatshme dhe nē pērditshmēri nuk ka si atletet, pērsēri na bējnē tē dukemi mē sensuale kur i veshim.

5 vitet e fundit kanē pasur secila nga njē kēpucē me takē qē ēshtē bērē trend. Hidhini njē sy listēs mē poshtē dhe na thoni nēse dhe ju keni njē palē tē tilla nē koleksionin tuaj.

2018

Ky vit ishte i gjithi pēr kēpucēt e “pastra”. Kēshtu u quajt trendi nē atē kohē dhe bēhej fjalē pēr kēpucēt qē ishin tē mbēshtjella nga njē shtresē plastike. Tē jepnin imazhin e njē kēpuce tē pastēr. Çdo dizajner nē kētē vit hodhi nē treg versionin e tyre.

2019

Ky ishte viti i Bottega Veneta. Shapkat me takē dhe me platformē katrore bēnē namin atē vit. Vajzat tregonin se ato ishin super tē rehatshme.

2020

Kēpucēt e krijuara nga Amina Muaddi ishin kryefjala e kētij viti dhe me siguri i keni parē aq shpesh nē rrjet. Takat e quajtura Begum me rrethin nē mes tē majēs u bēnē virale dhe thuhej se kishin formēn e stiletove por ishin shumē mē tē qēndrueshme.

2021

Nē vitin 2021 ishin dy krijues tē famshēm ata qē ndanē vendin e parē tē kēpucēve me takē mē tē shitura. I pari ishte Mach and Mach me “Double Bow Heels”. Ishin vērtet njē sensacion. Dukeshin si kēpucēt e princeshave.

I dyti ishte Attico Devon me “Striking Green Mules”. Edhe kēto kanē platformē katrore por ajo çka i bēn tē veçanta ēshtē pikērisht taka e tyre.

2022.

2022 ka vetēm njē emēr. Versace Medusa! Kēto taka super tē larta me shumē platformē mund ti shohēsh shpesh herē edhe tani.

Na tregoni mendimin tuaj se cilat janē kēpucēt me takē te vitit 2023.

Keto 7 lloje kepucesh, cdo vajze duhet ti kete. Kliko linkun per te pare se cilat jane.