Mar 31, 2023
 in 
Studime

5 këshilla se si aroma e parfumit tju zgjasë më shumë.

S

a herë ankohemi që era e mirë nuk zgjat shumë në trupin tonë. Dhe shpeshherë ja lëmë fajin parfumit duke thënë se nuk është dhe aq i mirë.

Por a keni menduar ndonjëherëse po bëni diçka që nuk shkon gjatë aplikimit të tij. Edhe hedhja e parfumit është një proces që kërkon mbajtjen mend të disa rregullave bazë.

Së pari ,gjithmonë hidratoni trupin përpara se të vendosni parfum. Një lëkurë e thatë është e predispozuar ta shpërndajë më shpejt aromën e tij. Ndërsa kur hidratoni,parfumi qëndron më gjatë.

Së dyti spruconi parfumin në vendet e duhura. Sipas një rregulli të pashkruar duhet të lyheni në pjesën e kyçeve të dores, qafë, prapa veshit, në brryla dhe në gjunjë.

Së treti,fërkimi i kyçit të dorës pas spërkatjes së parfumit NUK do të ndihmojë në një aromë më të qëndrueshme. Në fakt do të thithë parfumin dhe do të zbehë erën.

Së katërti kushtojini më shumë vëmendje procesit të larjes së rrobave. Të gjithë i lajmë rrobat por mënyra si kujdesemi për to bën diferencën. Kujdesuni që ti lani me minutazhin e duhur, hidhni aromatizuesin që pëlqeni. Pas larjes vendosini në vendin e duhur që të ruajnë aromën.

Së pesti,gjej kohën e duhur se kur duhet të vendosni parfum. Spërkatuni me të menjëherë pas dushit kur lëkura juaj është ende e lagur. Nëse nuk keni bërë dush, spërkatuni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia dhe sigurohuni që të aplikoni një hidratues të fortë përpara se të aplikoni parfumin tuaj. Ky rregull do të bëjë që aroma juaj të zgjasë më gjatë.

Klikoni linkun per te lexuar me shume rreth parfumeve me te shitur te stines se pranveres.