Mar 22, 2023
 in 
Flokë

5 mite për flokët që nuk janë të vërteta

S

hpeshherë dëgjojmë mite rreth bukurisë dhe automatikisht i marrim si të mirëqëna dhe vazhdojmë ti aplikojmë. Por ka ardhur koha që disa të vërteta të dalin njëherë e mirë dhe individët mos të jenë më konfuzë.

1.  Sa më shumë shampo të përdorim aq më mirë lahen flokët.

Nuk është e vërtetë! Mjafton pak produkt i përdorur në mënyrë efektive.

2.  Duhet të lahemi çdo ditë!

E gabuar. Të lash çdo ditë flokët vetëm do ti dëmtojë ato më shumë. Idealja është 2 deri në 3 herë në javë.

3.  Ndërrojeni shampon shpesh.

Nuk do ti bënte aspak mirë flokut tuaj. Nëse një shampo po rezulton mjaftueshëm e mirë për flokët tuaj, nuk është e nevojshme të ndërroni shampon shpesh.

4.Flokët e yndyrshme nuk kanë nevojë për balsam.

Sipas kësaj teorie nëse vendosni balsam në flokë të yndyrshëm,ato do të bëhen edhe më të yndyrshëm. E gabuar! Mjafton mos ta vini balsamin në rrënjë por në gjatësi gjithçka do të jetë ok.

5.Balsami i rregullon majat e djegura.

E vërteta është që nëse keni maja të djegura asgjë nuk do ti kthejë ato në jetë. Zgjedhja do të jetë vetëm ti prisni.

Të vendosni balsam në maja të djegura vetëm do ti zbusë ato që ti krihni më lehtë.

Kliko linkun per te lexuar me shume rreth skandalit te Olaplex, produktit viral te flokeve.