Apr 11, 2023
 in 
Produkte

5 produkte bestseller nga NYX Cosmetics

N

YX Cosmetics është një nga markat drugstore më të shitura në të gjithë botën.Produktet që ata ofrojnë janë mjaft cilësore dhe vazhdimisht sjellin risi në treg.

Cilat janë produktet më të shitura të NYX Cosmetics? Hidhini një sy artikullit për të parë se cili është në shijet tuaja.

NYX Butter Gloss

Këta shkëlqyes buzësh përveçse i japin një shkëlqim të bukur buzëve, i hidratojnë ato duke i bërë super të buta. Nuk ngjisin dhe vijnë në një gamë të gjerë nuancash.

Bare with me concelear serum

Një nga produktet më cilësore të NYX. Një korrektor që ofron mbulim maksimal pa krijuar krisje. Hidraton fytyrën dhe është perfekt për lëkurat e yndyrshme.

The marshmellow smoothing primer.

NYX disponon disa primer shumë të mirë në koleksionin e produkteve që ofrojnë.  Ky primer është i mbushur me ekstrakt zbutës të rrënjës së marshmallow. Me një teksturë të butë të rrahur, bëhet një me lëkurën për të funksionuar në të gjitha nuancat e saj. Sa i përket funksioneve të tij, ky primer zbut, zgjat qëndrimin e grimit deri në 16 orë, hidraton, rregullon tonin, minimizon teksturën dhe lë  një përfundim smooth.

Lapsat e buzëve.

Lapsat e buzëve nga NYX janë ekonomikë dhe kanë larmishmëri ngjyrash. Ato jan shumë kremozë dhe përhapen lehtë në buzë.

The Brow Glue Instant Brow Styler

Ky stilues vetullash është evidentuar si një ndër më të mirët në treg. I kreh vetullat dhe i mban në vend për 16 orë. Nuk krijon njolla dhe nuk e prish kremin pudër që keni aplikuar.

Kliko linkun per te mesuar me shume rreth produkteve me te shitura nga Dior.