e të gjitha e dime sa e rëndësishme është të gjejmë një teknike thonjsh ku na kupton shumë mirë stilin dhe na i nxjerr thonjt ashtu siç ne i duam.
Sidomos kur ka trende të reja , secila nga ne ka dëshirë t’ja dërgojë teknikes së saj të thonjve duke e ditur që kanë për ta realizuar.
Fatmirsisht ne në Shqipëri kemi shumë teknike thonjsh të talentuara që bëjnë një punë fantastike, dhe ne me krenari mund t’i krahasojmë me punët që bëhen jashtë vendit.
Sot do ju tregojmë disa nga modelet më të bukura për këtë verë, që këto artiste kanë realizuar.
1.Teknike Elisani_Nails:
Ngjyra lejla dhe efektet 3D janë shumë trend këtë vit, prandaj ky model ështe realizuar shumë bukur dhe mund të jetë inspirim, nëse jeni në mëdyshje.
2. Teknike Gena_nailsart :
Elementët abstrakt janë patjetër një trend këtë verë. Me ngjyra guximtare dhe plot imagjinatë , thonjtë tuaj do jenë “on point”.
3.Teknike Eni.nails :
Vijat shumëngjyrëshe edhe këtë verë janë një trend shumë i bukur dhe i pëlqyer . Një model të tillë mund ta gjeni të realizuar në këtë foto.
4. Teknike Nailsirena :
Thonjtë me me element luleshtrydhe janë super trend këtë vit, prandaj ky punim është një model shumë i bukur që e ndjek këtë trend.
5.Teknike Nails__megi :
Vijat shumëngjyrëshe Vijat me nuanca ngelen diçka shumë playful por edhe estetike. Modeli në foto duket shumë i këndshëm dhe patjetër.
Këto janë vetëm disa modele nga disa teknike Shqiptare, por ne jemi shumë të lumtura që në Shqipëri ka plot artiste të talentuara që bëjnë një punë të mrekullueshme.