Jul 26, 2022
 in 
Trendet

5 Trendet që nuk do donim të ktheheshin më kurrë.

L

e të jemi të vërtetë: Kur bëhet fjalë për bukurinë, asnjëri prej nesh nuk ja qëllon në shenjë çdo herë. Herë pas here, ne bëhemi viktimë e trendit të fundit, duke supozuar se duket mirë dhe më pas shikojmë prapa dhe mendojmë, çfarë dreqin po mendoja? S’ka problem, ne të gjithë kemi e kemi kaluar këtë fazë, dhe po ashtu edhe disa nga të famshmit tanë të preferuar. Le t’i shohim disa nga këto trende që nuk do donim të ktheheshin më kurrë: 

  1. Vetullat valë valë

Jemi të lumtur që mbaroi. Trendi jetëshkurtër me vetullat e valë valë pushtoi rrjetet sociale. Dhe ndërsa shumë (si ne) shpresonin se kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një shaka e sëmurë, disa e morën seriozisht, duke e përdorutrendin si një simbol nderi.

  1. Eyeliner me ngjyrë të zezë

Të gjithë e kishim atë fazën e mbretëreshës goth, ku e tepronim pak me eyeliner dhe thjesht vazhduam ta shtonim atë derisa të mos mbetej asnjë hapësirë boshe në pjesën syve. Megjithatë, ditët e sotme, ne kuptojmë se stili mund të ketë qenë pak i tepërt dhe po zgjedhim një sy më të lyer lehtë.

  1. Baluket si të prera vetë

Mos bëni gabim, ndërsa Beyonce mund të mos ketë goditur në shenjë me këto balluke të famshme kjo ishte hera e vetme që ajo u kap duke mos shkëlqyer gjatë gjithë dekadës. Megjithatë, ajo nuk është e vetmja që e bëri këtë trend  bukurie. Ndoshta ishte shumica  në Instagram që përhapi nocionin e rremë se balluket nuk janë aq të vështira për t'u prerë, por ne do ta lëmë prerjen e ballukeve tona vetë në të kaluarën. Le të thërrasim profesionistët më mirë.

  1. Buzët e mbi lyera

Të gjithë donin buzë më të plota këtë periudhë,  përfshinte këtu dhe Kylie Jenner. Dhe përpara se fillerët e saj të ishin po aq të spikatur sa tani, ajo i mbi lyente buzët në mënyrë drastike, duke nisur një trend që ende nuk po tërhiqet. Le ta mbajmë atë në minimum në të ardhmen.

  1. Vetullat e holla tattoo

Asnjëherë nuk kemi qenë më mirënjohës ndaj microblading për largimin e trendit të vetullave të holla. Tani më shumë se kurrë, vetullat e plota, të trasha dhe të zbërthyera po sundojnë bukurinë dhe ne jemi super mirënjohës.