Mar 13, 2023
 in 
Studime

5 Vitamina që ju duhen për një metabolizëm më të shpejtë

D

uket sikur çdo ditë e më shumë, njerëzit po ndërgjegjësohen për kujdesin ndaj shëndetit të tyre. Fushata masive janë kryer së fundmi për ti dhënë fund jetesës së pashëndetshme sepse pasojat e saj sa vijnë e po shtohen.

Nëse po kërkoni që të nxisni metabolizmin tuaj të funksionojë më mirë për të djegur yndyrat e tepërta e për të humbur peshë, natyrisht që stërvitja do të ishte përgjigja e parë që do të merrnit.

Por, ndërsa vitet kalojnë dhe mosha rritet , mund të duhet pak më shumë ndihmë për të nxitur metabolizmin tonë dhe vitaminat mund të ofrojnë ndihmën që ju nevojitet.

Përveç ushqimit të shendetshëm që natyralisht do tju japë një dorë të mirë, disa vitamina që do tju ndihmojnë janë këto:

Ekstraktet e çajit jeshil

Disa nga përfitimet e marrjes së ekstraktit të çajit jeshil, i cili është një antioksidant, përfshijnë një rritje të oksidimit të yndyrës dhe përthithjes së saj. Suplementet e çajit jeshil mund të ulin peshën trupore te njerëzit obezë me dy kilogramë.

Hekuri

Nëse keni mungesë hekuri, ka një shans të mirë që të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të keni aq pak energji sa ushtrimet bëhen të pamundura. Një suplement hekuri me vitaminë C është edhe më i mirë sepse vitamina C ndihmon trupin tuaj të absorbojë hekurin në mënyrë më efektive dhe është më i butë me stomakun tuaj.

Vitamina B12

Shumë njerëz kanë mungesë të vitaminës B12,veçanërisht nëse ndjekin dieta vegane ose vegjetariane. Dhe kjo vitaminë super e rëndësishme për shëndetin dhe metabolizmin tuaj çliron energjinë qelizore nga yndyra dhe proteinat dhe mund të rrisë nivelet e energjisë.

Vitamina D

Ekziston një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe obezitetit. Kur disa individë mbi peshë dhe obezë që merrnin pjesë në studim filluan një regjim suplementi që përfshinte vitaminë D dhe kalcium, ata humbën më shumë yndyrë në stomak sesa ata që nuk merrnin suplemente.

Magnezi

Magnezi ështënjë tjetër lëndë ushqyese e rëndësishme dhe është thelbësor për ruajtjen e peshës dhe metabolizmin. Marrja e magnezit (nëse është e nevojshme) mund të kontrollojë glukozën në gjak dhe të mbajë presionin e gjakut të qëndrueshëm.

 

 

Klikoni linkun per tu informuar rreth ushqimeve qe stimulojne kolagjenin.