Jun 29, 2023
 in 
Estetikë

7 hapa për një trajtim fytyre në shtëpi.

A

snjëherë nuk është vonë të filloni të bëni trajtime fytyre në shtëpi. Një maskë e thjeshtë apo një trajtim me disa hapa gjithmonë do tju bëjë mirë për lëkurën.
Nëse keni sadopak kohë të lirë gjatë pasditeve të verës ju sugjerojmë të ndiqni këto 7 hapa për një proces të mirëfilltë në shtëpi.

Së pari hiqni çdo grimë make up nga fytyra. Mund të përdorni një larës vajor ose ujë michellar. Masazho butësisht fytyrën dhe kujdesu ta shplash mirë.

Së dyti laj fytyrën me larês ujor pse përdor këtë përzierje. Qumësht plus mjalt krijojnë një dyshe perfekte për të gjitha llojet e lëkurave. Fërkojeni fytyrën për dy minuta dhe shplajeni me ujë të vaket.

Më pas vjen rradha e avullit. Sigurohuni të keni zier një tenxhere me ujë. Mbaje fytyrën për rreth 5 minuta mbi ujin e zier. Kjo do të ndihmojë që poret të hapen dhe të nxjerrin papastërtitë që kanë mbledhur.

Hapi i rradhës është eksfoliimi. Për këtë do tju duhet dy lugë kafe dhe dy lugë kos të përziera mirë. Masazho fytyrën butësisht për 5 minuta. Shplaje me ujë të ngrohtë.

Rradha e maskës.  Do tju duhen dy lugë mjalt, gjysmë banane e shtypur dhe një lugë qumësht. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni ashtu për 15 minuta.

Më pas përdorni tonikun tuaj të preferuar e së tundmi krem hidratant. Mos nguroni ti dhuroni fytyrës suaj një pasdite relaksi.

Kliko linkun per te pare disa maska interesante me shafran.