Mar 14, 2023
 in 
Trendet

7 lloje këpucësh që çdo vajzë duhet të ketë!

J

epi një vajze këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën!

Kështu thotë një shprehje e vjetër dhe është mjaft e drejtë. Këpucët janë një investim i mirë për veten tuaj.

Në këtë artikull do të gjeni 7 palë këpucë që çdo grua duhet të ketë.

Sigurisht që ka këpucë të të gjitha llojeve nëpër dyqane , por këto këpucë konsiderohen si elementë kryesorë të garderobës sepse zgjasin sezon pas sezoni dhe nuk do tju lodhin kurre.

Një palë taka të zeza

Këto këpucë janë elegante dhe klasike. Përshtaten me çdo lloj veshje dhe ju tregojnë shumë shik. Lartësinë e takës zgjidheni sipas preferencave tuaja.

Këpucë ngjyrë leopard

Taka apo të sheshta, kjo nuk është një problem. Ngjyra leopard është e veçantaa. Në botën e modës, "leopardi është neutral", prandaj një palë këpucë leopard do tju bëjnë të dukeni shumë modern edhe nëse veshja juaj është tepër e thjeshtë.

Ҫizme si ato që përdoren gjatë kalërimit

Këto çizme mund ti vishni me xhinse, me funde të shkurtër, fustane dhe prapë do të dukeni super cool!

Ato kanë një takë të sheshtë dhe ngjajnë me çizmet që veshin kalorësit në garat me kuaj. Kujdesini ti blini lëkurë që ti vishni edhe kur bën shumë ftohtë.

Ҫizme të shkurtra deri te kyçi

Nëse zgjidhni këto lloj çizmesh, zgjidhini kamosh dhe perfektja do të ishte nëse do të merrni dhe një ngjyrë neutrale. Janë perfekte për vjeshtë, por mund ti vishni dhe në pranverë ose dhe në ditët kur nuk bie shi në dimër.

Atlete

Jeni apo jo tip sportive, një palë atlete duhet ti keni patjetër në koleksionin tuaj. Janë tepër komode dhe kujdesuni ti përshtatni me stilin tuaj.

Këpucë ballerina

Këto janë ato pupat e sheshta, perfekte për përdita. Janë të rehatshme, të lehta dhe mundti vishni me çdo veshje.

Sandale

Nuk ka rëndesi nëse i zgjidhni me taka apo të sheshta, sandalet janë simboli i verës. Por lehtësisht mund ti vishni në pranverë dhe gjithashtu në ditët e ngrohta të vjeshtës.Ato mund ti gjeni në shumëllojshmëri modelesh.Thjesht zgjidhni ato që ju pëlqejnë më shumë!

Per te mesuar me shume rreth trendeve pranvere vere 2023 klinkoni linkun.

Made in Webflow