ipas make up artistëve viti 2023 do të jetë viti i një make up lozonjar. Ai do të bëjë të mundur rikthimin e highlighterit përsëri në trend dhe gjithashtu do të theksojë rëndësinë e blushit në fytyrën tuaj. Megjithatë se cilat do të jenë trendet e grimit për këtë vit do ti shpjegojmë hollësisht më poshtë.

Grimi i viteve ‘90
Nëse ka një dekadë që ka ndikuar më shumë në grim në vitet e fundit, është fillimi i viteve '90, me të gjitha nuancat e pasura, të ngrohta, kafe. Mendoni për eyeliner dhe rimel të zi së bashku me veshjet e buzëve me ngjyrë kafe çokollatë dhe ngjyrë të mesme nën shtresat e shkëlqyesve të tejdukshëm të buzëve.

Tone të ftohta për sytë.
Tonet e ftohta për sytë do të dominojnë vitin 2023. Shoqëruar me një eyeliner të sfumuar ato krijojnë një look tepër të kompletuar. Nëse doni mund ti shtoni edhe pak shkëlqim.
.jpg)
Sytë si sirenë.
Tendenca e syrit si sirenë do të jetë kryefjala e një looku të kompletuar. Në thelb është një lojë me eyeliner me krahë të njollosur, ku edhe këndi i brendshëm është i rreshtuar. Mënyra më e lehtë për të rikrijuar këtë prerje është duke përdorur një laps sysh të papërshkueshëm nga uji në majën e një furçe të posaçme më pas duke e stampuar në qoshet e brendshme dhe të jashtme të syve tuaj për një kënd të pastër.

Blush me tonalitet të mesëm.
Blushi do të jetë tërësisht në fokus në vitin 2023. Në fakt, një nga tendencat më të mëdha që do të shohim është ajo që TikTok e quan "blush me tonalitet të mesëm". Si ta realizoni?
Si hapi i fundit i rutinës suaj të grimit, bëni bake lehtë nën sy me një furçë, më pas vendosni një blush të dytë një nuancë më të lehtë se ai që keni përdorur për herë të parë në skaje. Më pas mos harroni të largoni baking powder.

Make Up Minimal
Çdo ditë e më shumë njerëzit po kërkojnë “No make up, make up”. Një make up që duket si lëkura juaj por më e bukur. Askush nuk dëshiron më një tufë produktesh të rënda.
.jpg)
Mollëza që shkëlqejnë.
I keni parasysh thonjtë viralë të Hailey Bieber? Akull por me shkëlqim që vezullojnë. Ashtu duhet të duken edhe mollëzat këtë vit. Ky sezon shënon momentin e rikthimit të highlighterit. Pothuajse të gjitha brandet kozmetike kanë sjellë në treg highlighters të rinj të formave të ndryshme.

Tonet pastel.
Sidomos tani që jemi në stinën e verës grimet duhet të dominohen nga ngjyrat pastel pasi ato janë edhe trendi i këtij viti. Pavarësisht se cilën ngjyrë zgjidhni, do ti jepni një tjetër frymë lookut tuaj.

Kliko linkun per te pare se cilat jane disa nga blushet me efektive te momentin.