Aug 8, 2023
 in 
SkinCare

Provoni këtë maskë perfekte kundër plakjes.

P

lakja është një proces i  pashmangshëm. Megjithatë ne mund të bëjmë çmos për ta vonuar sa më shumë ardhjen e saj.  

Lëkura juaj mund të fillojë të fillojë të shfaqë rrudhat e para sapo të arrini të 30-at.  Kjo mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket pa jetë. Ekspertët pohojnë se një rutinë e  mirë për kujdesin e lëkurës mund t'ju ndihmojë për të ngadalësuar shenjat e plakjes. Përbërësit natyralë gjithashtu, mund t'ju ndihmojnë në vonimin e fillimit të plakjes së hershme, përveç rutinës tuaj të përditshme të kujdesit të lëkurës. Dhe çfarë tjetër mund të jetë më mirë për anti-plakje sesa një maskë për fytyrën me banane?

Bananet janë një frut i mrekullueshëm për lëkurën tuaj, sepse ato janë plot me lëndë ushqyese si karotina, vitaminat A, B, B1, C dhe E, të cilat ndihmojnë për ta bërë lëkurën të duket rrezatuese duke siguruar lagështi gjatë gjithë ditës, ndërsa lufton rrudhat.
Kaliumi që gjendet në banane hidraton qelizat e dehidratuara të lëkurës, duke dhënë i shkëlqim pa pasur asnjë efekt anësor negativ. Zinku, i pranishëm në banane, bën mrekulli kur bëhet fjalë për luftimin e akneve për shkak të vetive të tij anti-inflamatore.
Përbërësit që ju duhen për këtë maskë janë:
1 banane
1 lugë çaji lëng portokalli
1 lugë çaji kos i thjeshtë.

Rrihni mirë një banane. Shtoni lëngun e portokallit dhe kosin. Përziejini mirë.
Aplikojeni këtë maskë  dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta në lëkurë. Lajeni maskën me ujë të ftohtë për të shtrënguar më tej poret.
Na shkruani për të na treguar rezultatet tuaja