Mar 6, 2023
 in 
Studime

8 gjëra që nuk duhet ti bëni ndërkohë që jeni me perioda.

T

ë jesh në ato ditët e tua të veçanta të muajit nuk është dhe aq e thjeshtë. Shpesherë nuk ndjehemi mirë por janë disa këshilla të vogla të cilat mund të na ndihmojnë sado pak.

Së pari ndërroni shpesh pecetën tuaj ose tamponin.

Pecetat mund ti mbani deri në gjashtë orë ndersa për tamponin rekomandohet ta ndryshoni pas maksmimumi 3 orësh.

Mos përdorni larës vaginal.

Gjatë periodave për tu pastruar ju majfton vetëm uji i ngrohtë. Larësit e ndryshëm mund të ndryshojnë pehashin në vaginën tuaj.

Mos u depiloni.

Gajtë kohës që jeni në këto ditë mos tentoni të depiloheni. Estrogjeni  gjatë periodave është më i lartë dhe depilimi do të bëhet më i dhimbshëm se zakonisht.

Konsumoni të gjithe vaktet.

Është e rëndësishmeqë të jeni e ushqyer gjatë gjithë kohës për të pasur më shumë energji që të jeni produktive , edhe nëse jeni në dhimbje ose keni ndryshime të shpeshta humori.

Mos iusulni ushqimeve të pashëndetshme.

Po, e thamëvmë lartë që është e rëndësishme ushqyerja gjatë këtyre ditëve, por mos ju dorëzoni nepsit për të ngrënë ushqime të pashëndetshme. Ngushëllojeni veten ndoshta me pak çokollatë por mos e teproni.

 

Mos kaloni ditë sedentare.

Është e kuptueshmë që gjatë atyre ditëve mund të keni dhimbje ose të ndjeheni pa pikë energjie. Por mjekët thonë që për të lehtësuar dhimbjet nuk rekomandohet të rrini gjithë kohës shtrirë. Madje ata rekomandojnë që të bëni ushtrime fizike.Sidomos aerobi. Do të ndjeheni më të lehtësuara.

 

Mos përdorni tepër ilaçe.

Ndonjëherë dhimbjet gjatë periodave bëhen të padurueshme, të gjithe e kemi provuar. Mund të përdorni ndonjë hapje për të qetësuar dhimbjen por mos e teproni duke pirë disa, pasi kanë efekte anësore.

Mos iu dorëzoni ndryshimeve të papriturave të humorit.

Është tipike që gjatë ciklit menstrual të ndjeheni super për një moment e më pas tja plasni te qarës pa arsye. Mos e lini vetem nën kontrollin e emocioneve. Merrini këto ditë dhe kujdesuni për veten dhe bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë.

Klikoni linkun per te marre me shume informacione rreth trajtimeve qe duhet ti beni fytyres gjate kesaj stine.