do dekadë ka disa trende që e simbolizojnë. Me kalimin eviteve ato ndryshojnë duke sjellë risi në botën e modës.

Në vitet 1920, grave u pëlqente t'i stilonin flokët topuz.Më pas dolën në modë flokët e shkurtër dhe me siguri nëse kërkoni në fotot e vjetra të mamasë suaj do të gjeni dhe një foto të saj me flokë të shkurtër. Vitet 1940 na dhuruan kostume me shpatulla të strukturuara dhe bel të shtrënguar. Dhe sigurisht, askush nuk mund të harrojë vitet 2000 kur xhinset me bel super të ulët dhe ngjyrat neoni shiheshin gjithkund.

Viti 2023 përbën një nga vitet ku shumë trende janë rikthyer. Duhet theksuar gjithashtu se po jetojmë në një epokë ku “Fast Fashion” ka zaptuar tregun. Jo gjithçka që veshim është krejtësisht unike.

Pse janë rikthyer trendet e vjetra?
Sipas studiuesve të tregut kjo përbën një strategji marketingu për të përdorur ndjenjën e nostalgjisë për të lidhur konsumatorët me produktin . Në vazhdim po ju tregojmë disa tendenca mode që u rikthyen madje patën edhe më shumë sukses se në epokën ku lindën.

1. Xhinset e gjera me bel të lartë.
Xhinset e gjera janë një element kryesor i veshjeve komode të viteve '90 . Ata dolën nga moda aq shpejt sepse u zëvendësuan me xhinse të ngushta. Njerëzit u treguan shumë entuziastë për këtë rikthim historik. Ato janë të gjera dhe të përshtatshme, por qëndrojnë edhe më bukur në trup për shkak të dizajnit me bel të lartë.


2.Pantollonat me prerje kauboj në fund
Pantallonat me fund kauboj janë rikthyer më të forta se kurrë. Stili i viteve 70 vjen në çdo lloj materiali. Me këto do të ndjeheni edhe më elegante.

3.Streçet e shkurtra
Nëse dëshironi të ndiheni të sigurta dhe komforte, por gjithsesi elegante, streçet e shkurtra ose biker pants janë zgjidhja juaj. Ky është një nga elementët kryesorë të veshjeve atletike të njohura në jetën e përditshme. Tani, ato kanë dalë nga faza e tyre sportive, kështu që mund t'i vishni sa herë të dëshironi.

4.Pantallonat Cargo
Me siguri që këto pantallona i shihni gjithandej kohët e fundit. Kjo sepse është një nga tendencat e rikthyera më të preferuara. Ato ofrojnë rehati dhe komoditet e shoqëruar me disa crop tops duken perfekt.

5. Golfet me ngjyra
Golfet me ngjyra janë një shpëtim përditët e ftohta të dimrit sepse janë të kombinueshëm me gjithçka.

6.Materiali kadif.
Pantallona kadifeje, këmisha kadifeje,xhaketa kadifeje - çdo gjë kadifeje. Për të mos ju lodhur me të njëjtën fjalë pa pushim, por kadifeja është në epokën e saj momentalisht. Materiali i jep çdo veshjeje thellësi dhe një ndjesi interesante. Kjo është ndoshta arsyeja pse të gjithë janë kthyer në rrugën e kadifesë. Pra bëhuni gati sepse vjeshta dhe dimri këtë vit do të mbajnë emrin e kadifes.

7.Çizmet super të ngushta me takë.
Uroj vërtet mos ti keni hedhur poshtë këto çizme sepse më në fund koha e tyre erdhi përsëri. Ato ij apin më shumë fuqi çdo kombinimi

8.Chokers
Choker ishte logoja e viteve 90. Dhe adhuruesit e bizhuterive jane super të lumtur për rikthimin e tyre. Një aksesor tepër i veçantë për të gjitha veshjet tuaja.

9.Kapelet Bucket (në formë kove)
Kapelja perfekte për tu dukur shumë më e rafinuar gjithashtu një zgjedhje interesante për ditët ku flokët tuaj nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë.
Hidhini nje sy çantave me trendi per veren 2023 duke klikuar linkun.