Feb 23, 2023
 in 
Estetikë

A dëmtohen qerpikët tanë kur vendosim qerpikë fallco

T

ë kesh qerpikë të gjatë dhe voluminozë tashmë është kthyer nënjë trend për vajzat. Disa vendosin ti trajtojnë në qendra estetike, disa të tjera i vendosin vet ne shtëpi.

‍

Por a i dëmtojnë qerpikēt fallco qerpikët natyralë?

Së pari ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se tē vendosësh qerpikë shpesh nuk është nje proces i sigurtë.

Dermatologët thonë se ngjitësi është produkti më problematik i këtij procesi.

Ai mund të shkaktojë reaksion në sy, irritime të ndryshme si dhe rënie të qerpikëve natyralë. Gjithashtu mund të ndjeni djegie ose kruarje si pasojë e kimikateve që ngjitësi përmban.

Këto kimikate të ngjitësit mund të dëmtojnë në nivel qelizor rrënjët e qerpikëve duke ngadalësuar rritjen e tyre.

‍

 

Të dëmshme mund të jenë gjithashtu edhe qimet e qerpikëve që do të vendosni pasi dhe ato janë shpesh bartëse të bakterieve.

‍

Vendosja e shpeshtë e qerpikëve fallco rrit rrezikun për të zhvilluar alopeci.

Kjo është një gjendje në të cilën flokët tuaj natyralë, përfshirë këtu edhe qerpikët, bien për shkak të tensionit në boshtin e rrënjës së qimes.

Rëndësi të madhe ka dhe mënyra se si i hiqni qerpikët e vendosur. Mos i shkulni me dorë por drejtohuni te profesionistet qe jua kane vendosur.

Dermatologet keshillojne qe nese vendosni te beni zgjatjen e qerpikeve zgjidhni nje estetiste profesioniste per te kryer proceduren në mënyrë sa më të rrregullt

‍

‍

Nese doni te mesoni si te krijoni qerpike vet ne kushte shtepie klikoni linkun per te mesuar me shume.