humë influencer në rrjete sociale bëjnë trajtime të ndryshme për fytyrën në shtëpi dhe një ndër to është dhe masazhi që i bëjnë asaj me akull.

Por çfarë sjell përdorimi i akullit në fytyrë dhe a e rekomandojnë dermatologët?
Falë ekspozimit të pashmangshëm në diell, ndotjes së ajrit, zakoneve të pashëndetshme të të ngrënit dhe stresit, shkaktohen automatikisht probleme të tilla si puçrrat, linjat e imëta dhe rrudhat, poret ezmadhuara, rrathë të errët.

Sipas disa dermatologëve përdorimi i akullit në fytyrë është quajtur si një kurë natyrale për lëkurën.
Disa kuba akulli janë gjithçka që ju nevojitet për të trajtuar të gjitha problemet tuaja të kujdesit të lëkurës.

Përdorimi i tij do tjua bëjë fytyrën të shndrritshme menjëherë. Ngushton enët e gjakut dhe qetëson inflamacionin. Përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe ndriçon lëkurën tuaj duke i dhuruar shkëlqim të menjëhershëm.

Akulli në akne mund të ndihmojë në reduktimin e skuqjes dhe inflamacionit duke përmirësuar rrjedhën e gjakut dhe duke tkurrur poret kështu frenohet prodhimi i tepërt i vajit.

Akulli në fytyrën tuaj nëse përdoret rregullisht redukton ënjtjen duke zvogëluar enët e gjakut të zgjeruara.

Ai gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e shenjave të plakjes. Ftohtësia e akullit ndihmon në shtrëngimin e poreve të lëkurës tuaj dhe kufizon shfaqjen e shenjave të plakjes si rrudhat dhe vijat e imëta, duke e bërë lëkurën tuaj të duket më e fortë dhe më e re.

Provojeni dhe na tregoni për ekspericën tuaj.
Lexo me shume per maskat qe mund ti besh ne shtepi per floket ne shtepi duke klikuar linkun.