May 16, 2023
 in 
Studime

A është e dëmshme për flokët shampo e thatë?

F

lokët e yndyrshëm kthehen në bezdi kur edhe pse keni bërë dush në darkë, në mëngjes zgjoheni me skalpin e yndyrosur. Shumë vajza shpëtimin e kanë gjetur tek shampoja e thatë.

Shampoja e thatë pastron flokët pa pasur nevojë të lahen aq shpesh sa nevojitet zakonisht. Flokët fitojnë volum dhe shkëlqim në pak minuta. Konsiderohet si një produkt mjaft i dobishëm dhe i shpejtë për t’u përdorur dhe këshillohet veçanërisht për të gjithë njerëzit në nxitim, të cilët nuk kanë asnjë mundësi për të larë flokët.

Ajo premton se thith yndyrën në 25 sekonda dhe e kontrollon atë deri në 48 orë duke zgjatur kështu kohën midis larjeve. Eliminon vajin, papastërtitë dhe aromat dhe i lë flokët të lehta dhe voluminoze.

Duket si një produkt perfekt apo jo? Por cilat janë efektet anësore që vijnë nga përdorimi i tepërt i saj?

Përdorimi shumë i shpeshtë i saj, ose për periudha të gjata, mund të dëmtojë flokët tuaj dhe të shkaktojë probleme me lëkurën e kokës. Kjo ndodh sepse në vetvete shampoja e thatë nuk është tamam shampo. Ajo është një përzierje e alkoolit dhe niseshtes që thith vajin dhe papastërtitë. Nuk e heq vajin dhe papastërtitë ashtu siç do të bëjë pastrimi me shampo dhe ujë.

Produktet e kujdesit të flokëve me aerosol shpesh përmbajnë alkoole, të cilat mund të thajnë flokët tuaj. Kur flokët janë të thatë, fibrat individuale mund të plasariten dhe të ngecin me njëra-tjetrën kuri krihni ose stiloni flokët, duke çuar në thyerje.

Si përfundim, përdorimi i shpeshtë i shampos së thatë ose lënia e saj në flokë për periudha të gjata pa i larë mund të çojë në grumbullimin e produktit në lëkurën e kokës. Një grumbullim i produkteve styling mund të bëjë që skalpi juaj të kruhet. Është e mundur që grumbullimi mund të çojë gjithashtu në folikulit. Ky është një infeksion bakterial ose fungal në gjëndrën e flokëve.