etojmë në epokën e teknologjisë dhe kompanitë e bukurisë prodhojnë vazhdimisht produkte të reja. Me anë të influencers, arrijë të tërheqin shumë klientë duke i bërë produktet virale.

Një prej produkteve që është trend i momentit janë dhe parfumet e flokëve ose ndryshe hair mist.
Një parfum flokësh nuk është gjë tjetër veçse një parfum i lehtë, me bazë uji, i krijuar posaçërisht për t'u përdorur në flokë. Ai përdoret për ti dhënë një aromë të këndshme dhe të qëndrueshme flokëve tuaj. Gjthashtu ndihmojnë në freskimin e flokëve ndërmjet larjeve.Sigurohuni që të mos përmbajë përbërës të pastër dhe të sigurt dhe të jetë pa alkool dhe joalergjik.

Parfumet e flokëve janë të pasura me vitamina dhe minerale ushqyese që i bëjnë flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim. Ata konsiderohen si një opsion i sigurtë për përditshmëri pasi nuk shkaktojnë dëmtim për flokun.

Por bëni kujdes! Nuk mund të përdorni një parfum trupi për flokët. Parfumet e trupi përmbajnë 60-70% alkool si një tretës i paqëndrueshëm.Përdorimi i tij në flokë për një kohë të gjatë mund të çojë në tharje, skuqje dhe thyerje të flokëve. Gjithashtu,kimikatet si ftalati dietil, i përdorur si një aromë sintetike në parfumet e lëkurës, shkaktojnë dëmtim të flokëve.

Ndërsa parfumet e flokëve janë formulime aromatike me bazë uji që nuk përmbajnë alkool. Ata veprojnë si një rigjallëruespër flokët tuaj, duke shtuar vajra aromatike ushqyese dhe shkëlqyese për flokët tuaj.

Lexoni me shume per produktin e ri nga Rare Beauty qe eshte bere trend ne rrjet duke klikuar linkun.