eredith Duxbury është një nga vajzat më të ndjekura në Tik Tok përsa i përket fushës së make up. Ajo nuk është një make up artiste profesionale por me teknikën që përdor ka fituar milliona ndjekës dhe shumë brande kërkojnë të bëjnë bashkëpunime me të.

Në pak fjalë,teknika e Meredith funksionon duke hedhur shumë fondatinë, shumë kontur, shumë bronzer e shumë blush. Të gjithë janë habitur kur ajo hedh 11 shtypje të fondatines në dorë për ta aplikuar në fytyrë, po ajo thotë se sekreti i kësaj teknike është përhapja e mirë e produkteve.

Kjo është kthyer në një challenge në Tiktok ku shumë grimierë por edhe individë të tjerë kanë guxuar ta provojnë metodën e Meredith.

Shumë prej tyre dalin në përfundimin se nuk arrijnë të njëjtin rezultat me të.
Fondatina është problemi kryesor pasi hidhet në sasi ishumë të madhe dhe shpejt krijon krisje dhe evidenton shumë poret. Gjithashtu fytyra ndihet sikur nuk merr ajer.

Ata madje akuzojnë Meredith se as ajo vetë nuk e aplikon ashtu make up por pret videot duke vendosur një rezultat tjeter komplet në fund të procesit.
Më poshtë po ju tregojmë disa prej tyre që realizuan sfidën. Provojeni dhe ju e na tregoni nëse për ju funksionon.
Nese doni te lexoni me shume informacion mbi trendin e Cold Make UP ne TikTok klikoni linkun