a disa muaj që një pajisje e quajtur Dermapen po bën namin në fushën e estetikës. Por muajt e fundit ajo ka marrë edhe më shumë vëmëndje pasi shumë personazhe të njohur kanë treguar nëpër platformat e tyre sociale se Dermapen është një eksperiencë që duhet provuar.

Por çfarë është dhe çfarë bën Dermapen?
Në fakt Dermapen quhet aparatura që do të përdoret. Procesi në vetvete quhet Microneedling.

Kjo pajisje ka 16 mikrogjilpëra të cilat realizojnë 1920 shpime të lehta në sekondë dhe depërtojne 3mm në thellësinë e lëkurës suaj. Procesi realizohet me protokolle të ndryshme për secilën specifikë të lëkurës suaj. Dhimbjet konsiderohen minimale.

Ҫfarë i ofron Dermapen lëkurës suaj?
Ky proces prentendon se realizon:
Eleminimin e shenjave post akne dhe cicatrice.

Një rigjenerim total të lëkurës.

Stimulim të kolagjenit për një lëkurë sa më të freskët.

Trajtim i strijave në lëkurë.

Trajtim të hiperpigmentimit të shkaktuar nga rrezet e diellit.

Minimizim të poreve të lëkurës.

Ndihmon në zhdukjen e rrudhave

Trajtimet me Dermapen janë krijuar për të nxitur procesin antiplakje duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Gjatë trajtimit përdoret acid hialuronik i pastër që të dyfishohet efektiviteti dhe siguria e procesit.
Bazuar në çfarë lexuat për Dermapen a do ta provonit këtë proces për lëkurën tuaj?
Nëse mendoni se lëkura juaj e ka të nevojshëm një trajtim të tillë, ne ju sugjerojmë qendrën Emel Asethetic. Një ambjent i pastër e i ngrohtë, ku ju do ta lini lëkurën tuaj në dorë të profesionistëve të vërtetë. Përveç kësaj, do të kaloni një ditë relaksi dhe përkujdesjeje për veten sepse e meritoni!
Klikoni linkun për ti kontaktuari!
Klikoni linkun per tun informuar me teper se perse ju nevojitet kolagjeni ne lekuren tuaj.