ë kur Dyson AirWrap u lançua në treg, bëri shumë zhurmë në rrjete sociale. Ai u reklamua masivisht nga influencerat duke u quajtur si pajisja e duhur për tu dukur gjithmonë flokët bukur pa i dëmtuar.
Por çfarë e bën këtë pajisje kaq speciale dhe a ja vlen të harxhoni 500 euro për ta pasur?

Si fillim duhet shpjeguar që Dyson Airwrap është një produkt multifunksional. Ai vjen te ju me disa koka me anë të të cilave ju mund të thani flokët e më pas të vendosni se çfarë modeli dëshironi. Mund ti shtrini flokët lehtësisht, ti bëni kaçurrela, të krijoni onde të mëdhaja ose të vogla, intensive ose të rralla e shumë të tjera.
Dyson vjen si një set me anë të të cilët ju mund të shprehni kreativitetin tuaj në stilimin e flokut. Pra i keni të gjitha në një pajisje.

Së dyti ai cilësohet si një produkt i shpejtë dhe shumë i lehtë për tu përdorur. Nëse keni një ditë të ngarkuar Dyson ju lehtëson duke ju ndihmuar ti thani shpejt e më pas ti jepni një krehje të thjeshtë. Por edhe në ditë të veçanta ju mund të krijoni një look extra pa qenë nevoja të shkoni në parukeri.

Së dyti pretendohet se Dyson AirWrap nuk dëmton flokun dhe nuk e djeg atë pasi nuk përdor shumë nxehtësi.
Ai i jep flokut volum dhe influencers tregojnë se floku duket më me shkëlqim dhe më i rregullt kur përdorin Dyson. Gjithashtu stilimi zgjat më shumë.

Në internet do të gjeni review të ndryshme për këtë produkt. Ai ka një çmim relativisht të lartë për disa individë por përgjithësisht e konsiderojnë si një investim të mirë për floket. Gjithashtu dhe kursim kohe nëse shkoni shpesh në parukeri.

Për më shumë informacion rreth kujdesit të flokëve klikoni këtu