a kaluar më shumë se 10 vjetë që nga koha e publikimit të serisë së parë të serialit “Keeping up with the Kardashians”. Në fillim njerëzit filluan ta shihnin me kuriozitet këtë serial duke menduar së brenda jetës së kësaj familjeje të famshme do të gjenin dhe pak nga përditshmëria e tyre.
Por asgjë e tillë nuk ndodhi.

Në fillim Kardashians premtuan se në këtë show do të tregonin gjithçka për jetën e tyre reale, të artikuluar dhe prodhuar ekskluzivisht prej tyre përmes këtyre emisioneve në TV. Por me kalimin e kohës ndjekësit kuptuan se nuk kishte asgjëtë vërtetë në atë serial por ishte e gjitha një makineri për të prodhuar para.

Gjithashtu vazhdimisht Kardashians akuzohen se fotoshopojnë fotot e tyre për të përcjellë te njerëzit një imazh jo të vërtetë të trupit të tyre. Në fotot e tyre çdo gjë duket perfekte, shumë larg imazhit real të një trupi të vërtetë.

Sipas komentuesve në Instagram ato janë një promovim në këmbë i operacioneve plastike.

Gjithashtu edhe pse kanë tentuar në disa fusha, shumë prej bizneseve që ato kanë hapur kanë dështuar. Te tilla kanë qënë linja e skincare nga Kylie, linja e make up nga Kim, Dash Botique nga Kim dhe Khloe, linja e bizhuterive nga Kim,linja e parfumeve nga Kim etj.


E së fundmi në media po qarkullon një tjetër lajm që jep sinjale për përfundimin e epokës së influencimit nga Kardashians.
Sipas raportimeve të reja, Kardashians Kim, Khloe dhe Kourtney së bashku me nënën e tyre Kris dhe motrat Jenners Kylie dhe Kendall, mund të mos marrin ftesën për të qënë pjesë e eventit të modës së këtij viti, i cili do të zhvillohet më 1 maj. Çdo vit Meta Gala mbahet në Muzeun Metropolitan të Artit.
Edhe pse Kim e ka pasur daljen e parë të saj në Met Gala në 2013, vetëm viti 2022 bëri të mundur ta shihnim gjithë familjen në tapetin e kuq të eventit.

Gjithashtu ndjekësit janë akoma në pritje të një reagimi nga Kardashians për këtë njoftim por asgjë nuk ka ardhur nga familja e famshme. Ata shkruajnë vazhdimisht në rrjete sociale se epokës së Kardashian po i vjen fundi.
Lexoni me shume se çpo ndodh me linjen e make up nga Kylie Jenner duke klikuar linkun.