endi jonë po kalon disa nga muajt më të nxehtë ndonjëherë. Vala e të nxehtit afrikan ka sjellë temperatura që po shkojnë deri në 40 gradë celcius. Shumë prej nesh zgjedhin ti kalojnë këto ditë në plazh.
.jpg)
Për këto ditë por edhe për pushimet qe mund të keni prenotuar përgjatë verës, ju prezantojmë me produktet esenciale që sduhet të mungojnë në çantën tuaj të plazhit.
1. Kapele.
Edhe nëse preferoni modelet klasike apo modelet sportive, me të dyja opsionet do të shkëlqeni. Mos harroni të kombinoni ngjyrat me rrobat e banjës.
.jpg)
2. Fustani Boho Style
Vetëm imagjinoni veten me një fustan të tillë në perëndim, buzë detit. Si një pikturë.

3. Shapka me pak platformë.
Duket se kemi një rikthim tê këtij trendi. Shapkat me platformë rikthehen për të pushtuar verën 2023.

4. Fund me një të çarë anësore.
Janë kaq modern dhe kaq praktikë. Nëse dëshironi të shkoni deri te “beach bar” mjafton të vishni një të tillë dhe do të dukeni e plotësuar.
.jpg)
5. Çantat plastike me ngjyra.
Me këto do ti mbushni plot jetë ditët tuaja të pushimit. Argëtohuni duke zgjedhur ngjyrat tuaja të preferuara dhe krijoni outfite perfekte.
.jpg)
6. Fjongot në flokë.
Disa fjongo të mëdha të kapura me flokët gjysmë bisht do ti shihni gjjithkund në plazh këtë verë.
