ankiara Tito është një nga banoret e Big Brother Albania Vip 2. Momentalisht ajo është në qendër të vëmendjes për aventurën e saj në këtë show por edhe më shumë për lidhjen e bukur të dashurisë që ka krijuar aty brenda.

Ndërsa ju tëgjithë jeni të investuar në dinamikat e lojës, ne kemi vendosur të analizojmëme kujdes detaje nga mënyra se si Vipat kujdesen për veten apo lookun e tyre.

Këtë herë është rradha e Kiarës. Moderatroja është gjithmonë shumë e kuruar si në ditët normale në shtëpi, por edhe gjatë spektalit live në prime.

Kiara vishet gjithmonë bukur, me veshje që i përshtaten trupit dhe linjave të saj por asnjëherë nuk harron të vendosë vathë.

Mesa duket vathët janë aksesorët e preferuar të saj pasi në çdo dukje kujdeset që të ketë një palë të vendosur. Herë preferon vathë të gjatë ose me gura të mëdhenj, herë të tjerë vathë të vegjël e të thjeshtë.

Dhe ka goditur në shenjë sepse jo vetëm që ja bëjnë lookun më të kompletuar por i shkojnë shumë dhe me formën e fytyrës që ka.
Hidhini një sy fotove më poshtë dhe na thoni cilët nga vathët i shkojnë më shume Kiarës.










Klikoni linkun per te pare disa nga veshjet me te bukura te personazheve te Big Brother Albania.