Mar 20, 2023
 in 
Personazh

Aktorja e “Friends” e penduar për ndërhyrjet në fytyrë

C

ourtney Cox është një nga aktoret kryesore të serialit ikonik “Friends”. Aq i dashur është ky serial sa fansat janë akoma të apasionuar pas aktorëve të tij.

Kohët e fundit Courtney është bërë kryefjala e mediave për shkak të disa deklaratave që ka bërë në lidhje me ndërhyrjet në fytyrë.

Së pari aktorja shpjegoi se pse e pa të nevojshme të fillonte të vendoste fillers në fytyrë Ajo tha se ndjente vazhdimisht presionin për tu ndjerë e re në çdo kohë.

“Mendoja se po plakesha kur isha vërtet e re. Ky është një problem, humbje kohe. Është një efekt domino. Ti mendon se dukesh akoma bukur me sytë e tu, po në sytë e të tjerëve dukesh e plakur.Kjo të shtyn të fillosh të mendosh se si të gjesh zgjidhjen.”

Courtney Cox tregon se filloi me pak fillers duke filluar ta pëlqente efektin e tyre në fillim . Më pas iu kthye në obsesion e dëshironte shumë e më shumë derisa e teproi. Pasi e kuptoi këtë, ajo dëshironte ti hiqte.

“Faleminderit Zotit që mund të hiqen. Mendoj se e komplikova shumë situatën dhe tani, për fat, arrita ta rregulloj pjesën më të madhe të kësaj duke i hequr. Tani thjesht dukem më e madhe në moshë. U mundova shumë që të dukesha e re dhe në fakt, i bëra gjërat edhe më keq!”

58-vjeçarja vazhdoi t'i quajë fillers keqardhjen e saj më të madhe për bukurinë, duke reflektuar:

"Unë shikoj fotot e mia nga koha kur mendova se dukesha mirë dhe nuk mund ta besoj."

Kjo nuk është hera e parë që Courteney ka folur hapur në lidhje me mbushësit apo trajtimet e tjera të bukurisë, pasi ajo shpjegoi së fundmi se u përpoq të ndiqte rininë duke iu drejtuar procedurave kozmetike. Por arriti deri atje sa nuk njifte më veten.

Tashmë Courtney Cox nuk ka më asnjë filler në fytyrën e saj dhe ndjehet më e lumtur se kurrë.

“Mendoj se tani dukem më shumë si personi që isha. Jam krenare për veten time”

 

Po ju a i dini efektet anesore qe kane fillers ne fytyren tuaj? Klikoni linkun per te mesuar me shume.