lmeda Abazi është një nga ikonat e bukurisë. Gjithmonë në formë dhe tepër elegante, Almeda ka zbuluar sekretin e saj për një lëkurë të pastër dhe me shkëlqim. Dhe të gjitha ne mund ta bëjmë fare lehtë në shtëpi.

Maska që Almeda përdor është maska me kafe. Sipas saj kjo maskë ka efekt pastrues dhe hidratues. Modelja shpjegon se ka lëkurë të thatë dhe me këtë menyre kujdeset per fytyren e saj. Që në moshën 16 vjeçare, Almeda tregon se ka përdorur vetëm këtë maskë.
Më tej ajo tregoi si e përgatit maskën e saj magjike:

“Një herë në javë bëj një përzierje timen prej vitesh. Përziej kafe turke, me kanellë, me mjaltë, me të verdhën e vezës, shumë pak kos të trashë. Bëhet si tip kremi dhe e vendos në fytyrë. E mbaj për 20-30 minuta. Është një nga maskat më të mira që mund të rekomandoj. Më pas e laj fytyrën duke e fërkuar shumë pak. E lyej fytyrën me të bardhën e vezës që e tërheq lëkurën. Embaj për 10-15 minuta dhe në fund vë kremërat që preferoj.”
.jpeg)
Almeda shtoi se gjithashtu bën çdo ditë scrub për lëkurën. Ajo bashkonte kafe turke dhe vaj ulliri per te pastruar fytyren e saj.
Po ju e keni provuar këtë maskë? Nëse po na tregoni dhe ju rezultatet tuaja.