dhe pse pak i mërzitshëm si proces, heqja e make-up-it në fund të ditës është një moment po aq i rëndësishëm sa vetë trajtimi i bukurisë.
Pastrimi është hapi i parë për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme dhe të bukur. Lënia e grimit në të, mund t’ju shkaktojë acarim, njolla ose thjesht të bëhet një rrëmujë që hiqet më vështirë dhe kërkon më shumë pastrim në mëngjes, si të fytyrës ashtu edhe të jastëkut.
Të shkoni për të fjetur pa eleminuar papastërtitë nga fytyra, mbi të gjitha rimelin, pengon lëkurën të oksigjenohet sërish gjatë natës. Kjo jo vetëm për shkak të produkteve të papërshkueshme nga uji, por edhe për shkak të baktereve që depozitohen dhe mund të bllokojnë poret. Në mëngjes mund të zgjoheni me njolla, sy të kuq dhe të përlotur.
Sipas shumë studimeve, mos heqja e make up dobëson plotësisht metabolizmin qelizor. Lëkura mund t’i nënshtrohet plakjes së parakohshme me shfaqjen e rrudhave, rrathëve të errët dhe skuqjes.
Kështu që vajza, heqja e make up-it bëhet një gjest i domosdoshëm për të pasur një lëkurë gjithmonë të re, me shkëlqim dhe kompakte. Kini parasysh gjithashtu që nuk duhet të përdorni as letrat e lagura. Për më shumë informacion, klikoni https://revistakozmetike.al/po-letrat-e-lagura-e-demtojne-lekuren-tuaj/