shtë viti iBarbie. Ndërsa ngjyra rozë, bluzat me logon e saj, make up me tonalitete rozë shihen gjithandej, filmi i Barbie po bën namin në kinema. Ai jo vetëm zgjoi fëmijën brenda të gjithëve ne, por krijoi gjithashtu pafund tendenca në botën e të bukurës.

Njëra prej tyre është edhe “Baluke si Barbie”, e cila ka qënë një trend në rritje këtë verë.Kjo prerje është frymëzuar nga portreti i aktores Margot Robbie me një model flokësh të frymëzuar nga vitet '60, në sekuencën hapësë të filmit.


Baluket e Barbie në thelb janë një baluke e lëmuar deri te qerpikët që kornizon fytyrën. Sidomos kur është stiluar me maja të gjata dhe me shumë volum,pamja pasqyron flokët e Robbie në Barbie Land para se të hyjë në botën reale.


Sipas stilistëve ato janë me të vërtetë prerja perfekte për të eksperimentuar në vjeshtë. Po ju do ta provonit?
.gif)







